Categories
Turizmi

Ishull-Lezhë, atraksioni turistik mes sekreteve historike

Çfarë ka mbetur nga historia në fshatin Ishull-Lezhë? Çfarë bëhet me ndërtesën e famshme të Kontit Galeazzo Çiano? Me vendin e preferuar të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut?

E kaluara dhe tradita, vazhdon të ruhet ende jo vetëm në rezidencën e famshme të Hotel Gjuetisë por edhe në natyrën fantastike që karakterizon këtë fshat. Ilnisa Agolli, në udhëtimin e saj të rradhës pasqyron edhe lagunën e Vainit aty. Këtë pellg natyror të cekët e cila ndodhet përgjatë zonës së Adriatikut, e ndarë nga deti me rripa ranorë të ulët por të lidhur me të, me shumë kanale natyrore.

Cilin ka takuar aty, për t’i rrëfyer rreth qëndrimve të shpeshta të ish anëtarëve të byrosë politike të atij regjimi?

Këto dhe të tjera, premierë. Për të mos u humbur faktet historike në fshatin e malësorëve kelmendas. Sonte në orën 20:00 në kanalin YouTube Top Channel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *