Në sferën e hapur të krahinave etnografike-koreografike të shqipërisë, shquan edhe Camëria. Ajo është krahina më jugore e banuar prej shqiptarëve. Gjeografikisht ajo gjendet më shumë jashtë kufijve të sotëm shtetërorë, në Greqi: prandaj vetkuptohet që një valle nga filati, Pramithia, Igumenica është valle came, shqiptare.Në traditën etnografike të Camërisë dhe përgjithësisht në atë shqiptare, valet njihen të luajtura kryesisht vec nga gratë e vec nga burrat shkruan shqip.info.
Madhështia dhe solemniteti I valleve të burrave të kësaj treve s’ka se sit ë mos lidhet edhe me veshjet tradicionale, fustanellën e bardhë. Njëherësh ajo, me palëzimet dhe dallgëzimet gjatë lojës së valltarëve, larzon kërcimin me nota të një lirizmi poetik. Kurse valet në grup karakterizohen nga ndërthurja e një kërcimi të qetë e të ngadalshëm, hërë ët fortë e herë të vrullshëm. Këto valle luhen me formacion gjysmërrethi. Ketu kërcen kryesisht, balli, I cili luhet nga valltari I dytë nëpërmjet një shamie, ndërsa valltarët e tjerë vallëzojnë lehtë duke qenë përdore në varg. Casti më kulmor për valet came të burrave është ai kur I pari përkulet derisa koka t’I kalojë në tokë (në formë ure). Valltari I dytë, mbajtësi, ose dhe valltarë të tjerë, kalojnë me rradhë përmbi gjoksin e tij.Përsa I përket anës muzikore, valet came të burrave kërcehen me orkestrinë, saze etj shkruan shqip.info/
Vallet came të grave, ndonëse nga pikëpamja e strukturës koreografike afrojnë me valet në grup të grave të Labërisë dhe të Toskërisë. Titullohen më tepër sipas vargut të parë të këngëve përcjellëse, si : “ Dallëndyshe e vogël-o”, “Hiqe kadal vallen-o”, Barbar-o Vasilik-o” etj. Njihen gjithashtu edhe me emrat came ose camiko. Rastis që valet e grave të ekzekutohen nga dy veta. Por forma më e kristalizuar paraqet kërcimi në grup, në gjysmërreth, me zhvendosje të pjesmarrësve të vargut nga e djathta.. Edhe këtu, roli I “ballit” është I rëndësishëm, saqë gratë nuk kërcejnë po nuk patën një prijësi të shquar. Ajo e nis kërcimin njeherësh me shoqet. Më pas balli shkkëputet nga vargu dhe kërcen për pak caste më vete, përpara grupit. Të dyja valltarët kërcejnë në qendër të rrethit. Gratë e tjera pjesmarrëse gjatë kërcimit I shkojnë pas “ballit” duke krijuar figura koreografike të larmishe.
Ashtu si valet came të burrave, edhe ato të grave shquhen për veshje karakteristike, të quajtura tumane nga vendasit. Sipas traditës came tumanët janë të mëndafshta, në ngjyrë të bardhë ose me lule./SHQIP.INFO