More

    Kërcënoi Haradinajn, 30 ditë burg për të dyshuarin si terrorist

    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ka pranuar një kallëzim nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, kundër të pandehurit B.E. për shkak të kryerjes së veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”.

    Sipas komunikatës për media, i pandehur B.E. gjatë fundit të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, është angazhuar në përgatitijen e akteve terroriste në Kosovë, ashtu që më 10 janar 2019, duke shfrytëzuar rrjetet sociale ka publikuar foto kërcënuese ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me mbishkrimin: “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar, i cili sipas komunikatës, “në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS”.

    Sipas kallëzimit penal, e gjithë kjo ka ndodhur me qëllim të frikësimit serioz të popullatës apo që seriozisht të destabilizoj strukturat themelore politike e Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër Terrorizmit në Prishtinë, ka bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit ku i është sekuestruar një “Iphone 6” pasi që i është gjetur një fotografi kërcënuese si dhe një thikë.

    I pandehuri B.E, është ndaluar më datë 11 janar 2019, si dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë.


    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here