More

    Krijesat mitologjike më të pazakonta në mitologjinë Shqiptare

    Shumë prej jush mund të jenë të apasionuar pas figurave mitologjike.Shqipëria është një ndër ato vende me më shumë krijesa të dëgjuara shpesh në mitologjinë shqiptare.Duke përjashtuar orët,fatet dhe shtojzovallet, mitologjia e vendit tonë është tepër e larmishme shkruan shqip.info. Nga më interesantet deri tek më të frikshmet, këto janë figurat mitologjike të Shqipërisë.

    Zana

    Zana është krijesa mitologjike më e dëgjuar dhe më e dashur nga adhuruesit e mitologjisë.Banuese në mal,zanat krahasohen me Artemidën e grekëve dhe Dianën e romakëve. Tradita na tregon se zanat karakterizohen nga dy tipare,pozitive:ku ndihmon kreshnikët dhe heronjtë në betejat e tyre dhe negativ : ku dinakëria del në pah për të mbrojtur territorin e tyre.

    Brirët e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave.Kur shkohet në mal është traditë të bëhet zhurmë për t’i njoftuar ato për afrimin e njeriut. Zana është edhe simbol i pjellorisë.

    E bukura e Dheut

    Personazhi më i dashur i mitologjisë shqiptare,E bukura e Dheut është motra e të Bukurës së Detit dhe të Bukurit të Qiellit.Shpesh herë kjo e bukur shfaqet si personazh negativ sepse cilësohej gjithashtu si hyjnesha e botës së të vdekurve.

    Shtriga

    Shtrigat mendohen se gjithmonë kanë qenë plaka.Tregimet tregojnë se shtrigat,shkruan shqip.info ,pinin gjak dhe ushqeheshin me mish. Kur vjen nata,shtrigat marrin një formë të frikshme. Në momentin kur ato bijnë në shtrat,shpirti i shkëputet nga trupi përmes gojës.Madje gojëdhënat thonë se këto plaka ushqehen edhe me fëmijët e tyre.

    Divi

    Divi është një përbindësh me trup shumë të madh dhe me fuqi të jashtëzakonshme.Ai përfytyrohet si i pangopur dhe kanibal,rrëmben vajza dhe i shpie nën dhe, ku ka banesën e tij.Banorët e Elbasanit tregonin se Divat ishin të detyruar të vlonin ujin e Llixhave nëpër kazanë gjigand,shkruan shqip.info.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu