More

    Kush është futbollisti më i mirë shqiptar? Ja si përgjigjet Igli Tare

    Igli Tare ka qenë i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Drejtori sportiv i Lazios rrëfeu momentet e tij më të bukura në fushë, ku do të veçonte daljen e tij të parë në fushën e blertë.

    Pyetjet për pasionin e tij më të madh futbollin ishin ato që kryesuan listën e gazetarëve të vegjël të Kurthit të Piter Panit.
    Një pyetje “e sikltshme” se cili është futbollisti i huaj dhe shqiptar që ai pëlqen më shumë e vuri paksa në vështirësi Iglin. Nga të huajt e kishte të shpejtë zgjedhjen: “Van Basten” një futbollist holandez.

    Po nga shqiptarët? Igli zgjodhi një nga miqtë e tij më të mirë, Besnik Hasin, por shtoi edhe ish-kapitenin legjendar të kombëtares shqiptare Lorik Canën.

    “Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre në fushë, por do të veçoja një futbollist që ne e kemi rritur në fushë dhe ai është Lorik Cana”,-u shpreh Tare.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here