Categories
Diaspora Shqiptare Lajme

Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që jetojnë në Angli përfshirë edhe shqiptarët.

Në një intervistë për ‘Dailymail”, Johnson është shprehur tejet i kënaqur nga njerëzit që u përkasin komuniteteve të ndryshme dhe pretendojnë të zhvillojnë jetën e tyre në Angli.

“Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vinë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë,”- deklaroi Johnson.

Ai theskoi më tej se duhej shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrant ilegal të cilët ndodhen në Angli për më shumë se 15 vjet.

Por Johnson, ka edhe një kusht tjetër, ju duhet të flisni shumë mirë anglisht.

“Dëshiroj që të gjithë ata që vijnë në Britaninë e Madhe të ndjehen britanikë. Kjo është me shumë rëndësi por duhet të mësojnë anglisht. Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë,”– tha ai.

Pra nëse keni më shumë se 15 vite që jetoni në Angli dhe e flisni shumë mirë gjuhën e atij vendi, me amnistinë e re që pritet të ndryshojë nëse Jonson bëhet kryeministër, mund të përfitoni leje qëndrimi./dosja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *