TIRANË, 27 maj /ATSH/- Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me Zyrën e Punësimit Lezhë po planifikojnë hapjen e një kursi për guidë turistike rajonale.
Ky është një shërbim i munguar në qarkun e Lezhës, por shumë i nevojshëm për drejtimin që ka zona, turizmin. Bashkia e Lezhës fton të gjithë personat e interesuar të cilët janë mbi moshën 18 vjeç që të regjistrohen për të përfituar kursin falas.
“Nëse je mbi 18 vjeç, zotëron gjuhë të huaj dhe je i apasionuar, atëherë ke mundësinë për t’u paraprirë guidave turistike”, thuhet në njoftimin e kësaj bashkie.
Kandidatët të cilët janë të interesuar duhet të drejtohen pranë Zyrës së Turizmit.
/m.z/e.caushi/ATA