Më shum

    Majlinda Kelmendi e Akil Gjakova sportistët më të mirë të vitit 2019

    Xhudistët Majlinda Kelmendi e Akil Gjakova janë shpallur sportistët më të mirë të vitit 2019 nga KOK-u, në ceremoninë e mbajtur të enjten mbrëma.

    Majlinda e ka fituar çmimin për herë të tretë, ndërsa Akili për herë të dytë.

    “Falenderoj KOK-un për çmimin, veçanërisht falenderoj Toni Kukën dhe Agron Kukën për mbështetjen e tyre dhe punën e palodhshme. E falënderoj edhe Marius Vizerin, të parin e IJF-së. Është nder që e kemi këtu. Keni bërë shumë për sportin e xhudos dhe Kosovën, president Vizer. Pa ju nuk do të ishte e mundshme. Do të jemi gjithnjë mirënjohës për atë që keni bërë për ne”, ka thënë Akil Gjakova.

    Majlinda gjatë vitit 2019 ka pasur suksese tjera kulmore dhe ishte e pakonkurrencë për sportiste të vitit.

    “Falenderojë KOK-un për çmimin. Secili çmim me gëzon, pavarësisht sa kam fituar. Nder dhe kënaqësi që kemi mysafir personin që është përgjegjësi kryesor që Kosova i ka të gjitha medaljet në sport. Është presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer që na ka përkrahur jo vetëm ne xhudistët por të gjithë sportistët”, ka thënë Majlinda. Ajo më pas ka falenderuar Vizerin, që ka ardhur në Kosovë për të zbuluar shtatoren e Majlindës në Pejë. Shtatorja për kampionen olimpike është punuar me kërkesë të IJF-së, përkatësisht presidentit Vizer, mikut të madh të Kosovës.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here