Categories: Lajme

Mbërrin në Tiranë Edy Reja, trajneri i ri i kombëtares

Trajneri i ri i kombëtares, Edoardo “Edy” Reja ka mbërritur në Tiranë. Prezantimi zyrtar pritet të zhvillohet rreth orës 16:00 në ambientet e FSHF.

Edoardo “Edy” Reja është emri i përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të drejtuar skuadrën kuqezi në kualifikueset për Europianin e vitit 2020, duke zëvendësuar në stol bashkëkombasin e tij, Christian Panucci, të shkarkuar pas humbjes që Shqipëria pësoi me Turqinë më 22 mars.

Caktimi i Edy Rejas për stolin kuqezi u jep fund kërkimeve të FSHF-së, fushatë për të cilën, ditët e fundit u përfol se ishte në kontakte edhe me kandidatë të tjerë, si Alberto Zaccheroni, apo edhe Francesco Guidolin. Mësohet se Reja do të mbërrijë ditën e martë në Tiranë për të nënshkruar edhe kontratën e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Edy Reja është një emër i njohur në futbollin italian. I lindur në vitin 1945, trajneri 73-vjeçar ka drejtuar një sërë skuadrash në Serie A, por edhe në Kroaci. Periudhën më të gjatë të qëndrimit në pankinë, Reja e ka kaluar pikërisht te Napoli në vitet 2005-2009, teksa e ndihmoi këtë skuadër të ngjitet nga Serie C1 në Serie A.

Pas aventurës te Napoli, Reja drejtoi Hajdukun e Splitit, ku qëndroi për një sezon, për t’u kthyer sërish në Itali nën drejtimin e Lazios, e më pas të Atalantës, që ishte edhe skuadra e fundit e tij./Top Channel

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Kush ishte AKILI ? Vetëm gjuha jonë Shqipe, di të zgidhë enigma të tilla!

Nga Aleksandër Hasanas (Mili Butka) Kush ishte AKILI dhe pse quhej ashtu? Vetëm gjuha jonë…

18 hours ago

Shqipja, nëna e gjuhëve indo-evropiane

Në librin e saj “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve” historiania Elena Kocaqi…

22 hours ago

Lufta e Trojës ishte luftë Pellazgo – Ilire

HISTORIA FLET NËSE DIJMË TA SHKRUAJMË Lexim i librit, të Prof. as. dr. Elena Kocaqit…

1 day ago

Ngjashmëria e gruas etruske me atë shqiptare të ditëve të sotme

Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik…

4 days ago

Mbiemri {Epiteti} rrjedha burimi i saj Etimologji.

Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët fillon prej shek. XII- e në vijim. Nga : Aleksander…

4 days ago

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në…

6 days ago