Më shum

    Muzika e magjishme e sazeve shqiptare ne emisionin legjendar britanik

    Ansambli shqiptar “Saz’Iso”, performoi për herë të parë në një prej emisioneve televizive legjendare britanike “Later with Jools Holland”. “Ishte një eksperiencë emocionuese të ishim mbrëmjen e kaluar në “Later With Jools Holland”, ku për herë të parë në 25 vjet program u luajt muzikë shqiptare”, shkruhet në rrjetin social Facebook të ansamblit shqiptar. Ndërsa drejtuesi i emisionit Jools Holland është shprehur “dhe nëse keni imagjinuar ndonjëherë që të dëgjoni muzikë popullore shqiptare, atëherë jeni me fat. Sazi’Iso luan një përzierje hipnotike vaji që do t’ju çojë në një natë të magjishme në Gadishullin Ballkanik. Nëse jeni dakord. Albumi i tyre ka një titull brilant ”At Least Wave Your Handkerchief at Me”. Ansambli “Saz’Iso”, prej 9 instrumentistësh dhe këngëtarësh, i krijuar nga producenti i njohur, 70 vjeçari, Joe Boyd, i cili ka bashkëpunuar dikur edhe me Pink Flloyd, është grupi i parë muzikor shqiptar, që do të zhvillojë një turne zyrtar në Britani, që nis sot, 1 nëntor dhe përfundon në 11 nëntor. Turneu nis nga Kardifi në Uells për të vazhduar në Cambdridge, Bristol, York, Sheffield e deri ne Londër. Për shfaqjen e Londrës në të famshmen, qendrën e shfaqjeve, Barbican janë shitur të gjitha biletat. Artistët pjesëtarë të këtij grupi muzikor janë: Donika Pecallari, këngëtare, Adrianna Thanou, këngëtare, Robert Tralo, këngëtar, Aurel Qirjo, violinë dhe këngëtar, Telando Feto, klarinetë, Agron Murat, lahutë, Agron Nasi, dajre dhe Pëllumb Meta, fyell dhe këngëtar. BBC solli në muajin shtator edhe një artikull të shoqëruar me video kushtuar muzikës së mrekullueshme të sazeve shqiptare. “Saz’Iso” interpretuan këngë dhe melodi tradicionale nga qytetet e Shqipërisë Jugore.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here