Shkencëtari turk, Umut Yildiz, i cili punon në agjencinë amerikane të hapësirës, NASA, në lidhje me projektin e udhëtimit në Mars, tha se “shkuarja në Mars do të zgjasë të paktën 6 muaj, dhe ata që do të shkojnë atje, do duhet të jetojnë dy vite”.
Yildiz këtë vlerësim e bëri gjatë prezantimit “Shkenca në misionet hapësinore” të organizuar në Izmir.
Ai i informoi të pranishmit në lidhje me misionet e NASA-s në hapësirë.
Lidhur me studimet rreth Diellit ai tha se është dërguar një anije kozmike për gjetje të reja.