Categories
Lajme

Në Napoli janë të sigurtë: Edy Reja, në pankinën e Shqipërisë

Pas Beppe Dossenës, Gianni De Biasit dhe Christian Panuccit, mediet napolitane e japin të sigurtë: Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur një tjetër teknik italian dhe ai është 73-vjeçari Edoardo “Edy” Reja.

Ish-trajneri i Napolit dhe Atalantës do të zëvendësojë kështu Panuccin e shkarkuar menjëherë pas humbjes në shtëpi përballë Turqisë, në takimin e parë të kuqezinjve për grupin H të kualifikueseve të Euro 2020-s.

Lajmin e bën të ditur një gazetar napoletan për radion “Kiss Kiss”, sipas të cilit, pavarësisht disa vështirësive, marrëveshja është sigluar gjatë fundjavës së kaluar, pas takimit të zhvilluar në Bologna mes Rejas dhe Armando Dukës.

Përveç trajnerit gorician, Federata Shqiptare e Futbollit kishte zhvilluar tratativa edhe me emra të tjerë, Alberto Zaccheroni, Roberto Donadoni dhe Luigi De Canio, e sigurisht u lakua edhe emri i Besnik Hasit.

“Nesër do të mësoni nëse do të drejtoj Shqipërinë apo jo”, do të shprehej Reja më 25 mars. Edhe pse janë dashur pak ditë më shumë, sipas medieve napolitane, përgjigjja pozitive ka ardhur sot: Edy Reja do të drejtojë Kombëtaren kuqezi të Shqipërisë, edhe pse FSHF-ja nuk zyrtarizon ende asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *