Categories
Kosova Kuriozitete

Në rast lufte: 79% e shqiptarve të kosovës do të luftonin për kosovën

Sipas hulumtimit të fundit të “Gallup international”, sot më pak njerëz në botë janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, krahasuar me një dekadë më parë.

Përkundër shifrave globale, Kosova hynë në listën e shteteve qytetarët e të cilës janë më të gatshëm për luftë.

“Nëse ka luftë në të cilën do të përfshihej edhe shteti juaj, a do të luftonit për shtetin tuaj”, në këtë pyetje me “po” janë përgjigjur 79 për qind e të anketuarve në Kosovë, me “jo” janë përgjigjur 14 për qind, ndërsa me “nuk e di” 7 për qind.

Përjashtim në Evropë ku njerëzit shprehin më shumë gatishmëri për të mbrojtur personalisht vendin e tyre nëse do të kishte një luftë, bëjnë ato vende që nuk janë pjesë e BE-së – rreth 60% e tyre thonë se janë të gatshëm të luftojnë. Individualisht, shtetet më të gatshme për luftë sipas anketës së “Gallup” janë: Armenia (96%), Arabia Saudite (94%), Azerbajxhani (88%), Pakistani (86%) dhe Gjeorgjia (83%). Ato më të pak të gatshme janë: Italia (78%), Austria (62%), Gjermania (57%), Nigeria (54%) dhe Spanja (53%). Metodologjia: Anketa Ndërkombëtare e Gallup është një traditë vjetore e inicuar dhe e projektuar qysh nga viti 1977, nën drejtimin e Dr. George Gallup. Anketa kryhet çdo vit që atëherë. Këtë vit u realizua në 45 vende të botës.

Madhësia e mostrës: Gjithsej 46,138 persona u intervistuan në nivel global. Në secilin vend, një numër prej rreth 1000 burrash dhe grave u intervistuan gjatë periudhës tetor-dhjetor 2023, ballë për ballë, nëpërmjet telefonit ose online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *