Pak orë e ndajnë kryeqytetin nga derbi i madh Partizani-Tirana i fundit për këtë sezon dhe në këtë 9-mnutësh pritet të arrihen objektiva kryesorë për skuadrat, të kuqtë në rast fitoreje do të mbyllin çështjen e titullit kampion që në javën e 33-të, ndërsa Tirana mund të sigurojë mbijetesën.
Gjithsesi trajneri i Partizanit Skënder Gega kërkon të mbyll sa më shpejt objektivin sezonal e të festojnë përball bardhebluve trofeun që ia kthen ekipit të tij pas 26 vitesh.
Ndërkohë që kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha, pavarësisht rëndësisë së derbit dhe gjendjes emocionale që krijohet tek tifozët, vlerëson si të rëndësishëm qëndrimin e bardhebluve në Superligë.
Ndërkohë Tirana ka të tjera objektiva dhe probleme. Ardian Mema, trajneri i bardhebluve e sheh me optimizëm me synim e fitores në këtë derbi, por duke konsideruar pozitiv edhe barazimin.
Sa i përket thashethemeve për marrëveshje apo tolerime të mundshme, trajneri i Tiranës mohon gjithçka.
Nnë këtë javë të 33 do të luhen të gjitha ndeshjet ditën e diel në orën 16:30 ndërkohë që skuadra që i ka marrë pikët në tavolinë, është Laci i cili do të duhej të luante me Kamzën.