Numërorë quajmë fjalët që tregojnë numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh:
një, dy, tre, : dy fëmijë tri gra, katër burra, 20 metra
Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave, nuk do të trajtohen si numërorë po si mbiemra.
Numërorët përdoren për të treguar :
– datën, vitin:
Me sa jemi sot ? – Me 28 Nëntor.
– një periudhë të caktuar kohe:-
Kur ke qënë në Amerikë ? Nga 1990 deri më 1997 .
– përmasa ose përqindje : 0,5 m, 50 përqind etj.
– notat në shkollë :
Cfarë more sot ? – Dhjetë.
-në domino: katër-treshi, pesë-gjashta.
Kur përdoret me nyjen e përparme “të” numërori ka një kuptim përmbledhës:
Erdhën të dhjetat.
Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar:
C\’të bënin ata tre kundër dhjetëve ?
Numërtori përdoret i emërzuar edhe në veprime atematike:
Pesa te dhjeta hyn dy herë.
Rrënja katrore e nëntës është treshi.
Përdoret në ëmërtimin e viteve:
A anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit.
Numrat një, dy, tre, emërzohen me anë të prapashtesës -sh : njësh-i, dysh-i, tresh-i.
Numërorët janë :
– fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.;
– fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë etj.;
– fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë;
– lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e katër etj.
Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër vajza.
Bën përjashtim numërori tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza, por edhe njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza.
Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës:
Sa djem erdhën ? Të dy(të tre).
Sa vajza erdhën ? Të dyja(të trija).
Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës:
Sa djem ishin ? Tre.
Po vajza sa ishin ? Tri.
Numërorët kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë gramatikore të rasës: /shqip.info/