Categories
Lajme

Papunësia në Kosovë, alarmante. Qytetarët: Shumica po ikin

Niveli i papunësisë në Kosovë është më i larti në rajon, duke kaluar dhe atë të Maqedonisë. Qytetarët e të dyja vendeve fajësojnë institucionet për gjendjen e rëndë të krijuar.

Niveli i papunësisë në Kosovë është më i larti në rajon, duke kaluar dhe atë të Maqedonisë. Qytetarët e të dyja vendeve fajësojnë institucionet për gjendjen e rëndë të krijuar.

Avni Hajdari nga Prishtina, e quan shqetësuese situatën, ndërsa e sheh me skepticizëm mundësinë e përmirësimit të saj gjatë vitit 2019.

“Në bazë të këtij zhvillimi ekonomik nuk besoj që do të ketë ndonjë rritje të madhe të vendeve të punës në vitin e ardhshëm. Shumica po tentojnë të ikin jashtë, duke mos pasur perspektivë punësimi këtu në Kosovë”, tha Avni Hajdari.

Një tjetër qytetar fajëson qeverinë për këtë fenomen.

“Vetëm për pushtetarët ka vende të lira pune, për ne punëtorët jo, njerëzit e thjeshtë jo”, tha Ramadan Krasniqi.

Në Kosovë, papunësia ka shënuar rritje gjatë tremujorit të fundit, në një kohë kur në Maqedoni ajo ka pasur një ulje të lehtë. Por, pakënaqësia është e madhe edhe atje.

“Katastrofë, shumë vështirë. Ka njerëz që kanë diploma dhe nuk kanë një vend pune”, tha Naip Rrahmani, banor në Maqedoni.

Ministri kosovar i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica thotë se po hartohet një plan për zbutjen e papunësisë, por ky problem sipas tij është i thellë pasi është trashëguar në vite.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *