NJË TJETËR HYJNESH PELLAZGO-ILIRE E TRANSFORMUAR NGA FQINJËT TANË.Homeri në Iliad, hyjneshën EOS, as më shumë dhe as pak, pa i shtuar ose munguar ndonjë germë, e quante me emrin “DITA”
Perëndesha e Trëndafilave e ashtëquajtur nga grekët (Eos), kurse nga romakët ajo quhej (Aurora).. Ishte bija e Titanit Hyperion dhe Theja, ishte motra e Perëndeshës së Hënës (Semela) dhe kishte Vëlla Heliosin, Perëndia e Diellit..
(EOS-DITA) thuhej se jetonte në malet e akullt dhe të largët lindor.. Sapo errësira e natës largohej nga toka , Eos-Dita çdo mëngjes zgjohej nga gjumi dhe përqafonte dy kuajt e saj, të cilët quheshin (LAMPI në shqip LAP-LAPI) dhe kali tjetër quhej (FETON në shqip FITON-FITUESI)..
Ajo hipte në karrocën e artë e tërhequr nga kuajtë e sajë (LAPI dhe FITONI).. Dita fluturonte në qiellin e pa fund, nga lindja drejtë perëndimit dhe hapte dyert e qiellit, që rrezet e diellit të ngrohni gjith njerëzimin ..
Ajo çdo mëngjes lajmëronte ardhjen e vëllait të saj, Helios-Dielli. Kur Elio- Perëndia e Diellit shfaqej në horizont, EOS-Dita dhe HELIOS-DIELLI, në udhëtimin e tyre bashkohenin bashkë motër e vëlla..
Në mitologjin e lashtë thuhej se Eos-Dita transformohej dhe quhej (Hemera ose Hemara), që përsëri në shqip ka kuptimin (E-MIRA ose E-MARA).
Ata të dy bashkë i jepnin dritë dhe jetë gjithë njerëzimit, nga lindja deri në brigjet perëndimore të oqeaneve.