Pjesëzat janë fjalë që plotësojnë kuptimin e një fjalie.
Pjesëzat, sipas kuptimit, mund të grupohen si vijon:
– dëftuese: ja:
Ja kush erdhi…
– përcaktuese – saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.:
Pikërisht ai më ka paditur.
– përforcuese: vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj.;
Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Mira.
– përafruese – veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht:
Vetëm të rinjtë punonin.
– përafruese: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj:
Në stadium ishin rreth 10.000 vetë.
– pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj:
A do të shkosh në Prishtinë? Posi.
– mohuese: jo, nuk, s\’, mos, jo që jo, as që etj.;
Nuk e kam takuar.
– pyetëse: a, ë, e:
A erdhi motra nga Vlora?
– dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.:
Përse erdhi vallë?
E keni takuar gjë Mirën?
– zbutëse: pa, as, le, para, dot etj.:
Pa shihni kush na ka ardhur.
A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
– emocionale shprehëse: ç`, de, pa, pra, se, seç, etj.:
Ja pra kështu ndodhi.
E pse pa, për një fjalë goje u zumë.
Pjesëzat janë dy llojesh: me vend të ngulitur ose me vend të lirë.
Të parat qëndrojnë gjithmonë para apo pas fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë:
– para: nuk, ja, desh, sapo etj.;
– pas: de, dot etj.
Pjesëzat me vend të lirë mund të vendosen në fillim, në mes dhe në fund të fjalës:
Vallë, kush erdhi?
Kush erdhi vallë?
Kush të jetë, vallë, ky që erdhi?/shqip.info/
Pjesëzat janë fjalë që plotësojnë kuptimin e një fjalie. Pjesëzat, sipas kuptimit, mund të grupohen si vijon:
– dëftuese: ja: Ja kush erdhi…
– përcaktuese – saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.: Pikërisht ai më ka paditur.
– përforcuese: vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj.; Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Mira.
– përafruese – veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht: Vetëm të rinjtë punonin.
– përafruese: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj: Në stadium ishin rreth 10.000 vetë.
– pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj: A do të shkosh në Prishtinë? Posi.
– mohuese: jo, nuk, s’, mos, jo që jo, as që etj.; Nuk e kam takuar.
– pyetëse: a, ë, e: A erdhi motra nga Vlora?
– dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.: Përse erdhi vallë? E keni takuar gjë Mirën?
– zbutëse: pa, as, le, para, dot etj.: Pa shihni kush na ka ardhur. A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
– emocionale shprehëse: ç`, de, pa, pra, se, seç, etj.: Ja pra kështu ndodhi. E pse pa, për një fjalë goje u zumë.
Pjesëzat janë dy llojesh: me vend të ngulitur ose me vend të lirë. Të parat qëndrojnë gjithmonë para apo pas fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë: – para: nuk, ja, desh, sapo etj.; – pas: de, dot etj.
Pjesëzat me vend të lirë mund të vendosen në fillim, në mes dhe në fund të fjalës: Vallë, kush erdhi? Kush erdhi vallë? Kush të jetë, vallë, ky që erdhi?
• Pjesëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që plotëson kuptimin e një fjale ose të një fjalie. Sipas kuptimit, pjesëzat grupohen në:
• Dëftuese;
• Përcaktuese – saktësuese;
• Përforcuese;
• Përafruese – veçuese ose kufizuese;
• Përafruese;
• Pohuese;
• Mohuese;
• Pyetëse;
• Dyshuese;
• Zbutëse;
• Emocionale shprehëse.
• Pjesëz dëftuese është: ja: Ja erdhi muaji Ramazan.
• Pjesëzat përcaktuese – saktësuese janë: mu, pikërisht, tamam etj.: Pikërisht ai më ofendoi.
• Lidhëzat përforcuese janë: vetëm, veç, sidomos, veçanërisht etj.: Unë vizitova gjyshen veç për pak kohë.
• Pjesëzat përafruese – veçuese ose kufizuese janë: vetëm, veç, veçanërisht etj.: Nxënësit pastruan oborrin, veçanërisht vajzat.
• Pjesëzat përafruese janë: afërsisht, afro, gati, rreth, pothuajse etj.: Sot në shkollë gati u rrëzova.
• Pjesëzat pohuese janë: po, posi, po se po etj.: Ai po lexonte librin.
• Pjesëzat mohuese janë: jo, nuk, s’, mos, as që etj.: Ajo nuk e lexoi shtypin.
• Pjesëzat pyetëse janë: a, ë, e: A erdhi nëna nga puna?
• Pjesëzat dyshuese janë: ndoshta, mbase, kushedi etj.: Mbase ai tha të vërtetën.
• Pjesëzat zbutëse janë: pa, as, para, dot etj.: Para bukës mora ilaçet.
• Pjesëzat emocionale shprehëse janë: ç’, pra, seç etj.: Seç gjelbëroi fusha.
Përgatiti SHQIP.INFO
One reply on “Pjeseza”
priligy tablets 0 TS EYFP Vector Map pAAV CaMKIIa SwiChRCA TS EYFP Vector Map pAAV Ef1a DIO iC1C2 2