Categories
Opinione

Po guxoj te shkruaj per krenarite e vendit tim Nikaj Mertur

LULASH VATNIKAJ

Portrete të paautorizuara për gazetarët e vendit tim.

Sa shumë krenari ka ai vend, zoti fort bujar me natyrën e njerëzit. Aty në Bjeshkët e Namuna historitë fillojnë herët, Eposi i Kreshnikëve, krenari e legjendë e Visareve të Kombit. Aty ka tempuj, e legjenda që pasojnë njëra – tjetrën prej lashtësisë e deri në ditët tona.E fjala e gdhendur e urtë dhe e mençur ka shoqeruar këta njerëz fisnikë. Njerëz me barrë madhore, gazetarët janë, të palodhur, iniciatorë, kureshtarë, të besueshëm e të ditur, me ndjenja e kurajozë, realistë dhe këmbëngulës. “Askush që nuk ka lindur për gazetarinë dhe që nuk është gati të vdesë për të, do të mund të rezistonte në një profesion kaq të pakuptueshëm dhe të pangopur, puna e të cilit merr fund pas çdo lajmi, a thua përfundon përgjithmonë, dhe nuk të lë asnjë çast të qetë deri kur rifillon, me më shumë entuziasëm se kurrë, pas një minute”. E ne fatlumët e Nikaj – Merturit me plot gojën, gazetarë dhe emblema të shkolluar plot. Për etikë po filloj me një të Mërturas ( Salcë) emblemë të gazetarisë,

Marash Hajati, gazetar, shkolluar në Universitetin Petërburgut Rusi, Drejtor i Televizionit Shqiptar dhe 14 vjet kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqiperisë. Profesor Murat Gecaj, emër i njohur i gazetarisë Shqiptare, nga Curraj i Eperm.

Ndue Ukcama ( Ukcamleka) Mjeshter i Madh, gazetar operator, ambasador i fjalës dhe ekranit për Nikaj – Merturin.

Mejdan Zhivani, eh dhimbje…gazetari Sportiv dhe njeriu me shpirt të madh.Luli Progni, gazetare dhe skenariste e talentuar, pasqyruese e realiteteve bardhë e zi si rrallë kush.E ardhmja i takon asaj.

Lindita Bushgjokaj, gazetare e Tv News 24, me të ardhme të shkelqyer.

Besnik Palnikaj, i gjithanshëm, gazetar, krijues, operator, kryeredaktor krenari.

Bernard Pecnikaj, goja brilante e Tv Klan, djali simpatik i Lekbibajve.

Klodian Zhivani, gazeter i TC, profesionist tashmë, pranë emblemave të gazetarisë Shqiptare.

Edison Vatnikaj ( e lashë të fundit se e kam kushëri), i diplomuar në Gazetari, pranë Tv A1 Shkodër, djalë i talentuar dhe me të ardhme.

(Duke ju kërkuar ndjesë, për ndonjë që kam harruar apo nuk kam informacionin e duhur më mirëkuptoni). I shkruajta këto rreshta në respekt të fjalës së vërtetë që e dua fort. VOLTARE ka thënë: – ” Politika s’është asgjë tjeter, pos mjeshtri e rrenës në çastin e duhur”.

Nga: Lulash Vatnikaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *