Categories
Turizmi

Radomira rrëzë Korabit, fshati që të mirëpret në shtëpi

Porta hyrëse drejt malit të Korabit, është fshati Radomirë. Në bjeshkët e Dibrës dhe 35 km larg Peshkopisë, Ilnisa Agolli na zbulon një copë të gjelbër magjike, e cila të befason nga bukuria e lëndinave, maleve dhe përroit përrallor të Veleshicës.

Por surpriza më e madhe aty janë banorët, të cilët nuk ngurrojnë të hapin dyert dhe të shtrojnë sofrën për çdo vizitor që shkel në vendin e famshëm të shtegtimit të deleve.

Po historia e këtij fshati cila është? Këtë e zbulon banori më vjetër 99-vjeçar aty. Por çfarë ndodh tjetër në Radomirë? Po odat kuvendore të burrave me lëkurë dashi shtruar, si vazhdojnë të jenë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *