Turistët tregojnë se kjo është periudha më e mirë për të pushuar në jugun e Shqipërisë, pasi nuk ka trafik dhe rrugët janë të lira për të udhëtuar me motora dhe biçikleta.
Këta janë të huajt aventurierë, që nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për detin dhe qetësinë, por dhe për çdo mundësi që vendi ynë ofron.
Stefano po rikthehet në Shqipëri, udhëtimi i tij i dytë në rrugët gjarpërushe të jugut. Vetëm se këtë herë, ka marr me vete dhe shokun e tij Italian.