HISTORI E SHKURTËR E PEJËS NËPËR VITE E SHEKUJ
Nga Reshat Nurboja
Peja, është njëra ndër vendbanimet më të vjetra evropiane, ku jeta njerëzore nisi që në kohën e gurit. Në këtë lokalitet lindën dhe u zhvilluan banorët më të lashtë, një popull por i njohur gjatë historisë me emra të ndryshëm, si pellazgë, ilir, alban, e shqiptarë.
Gjurmët më të hershme të dokumentuara dëshmojnë se njerëzit në Pejë kanë jetuar që nga koha e gurit, gjegjësisht, që nga epoka e paleolititdhe mezolitit.
Zbulimet më të hershme të dokumentuara arkeologjike në territorin e Kosovës, dëshmojnë se, që nga koha e hershme e gurit në Pejë ka pasur vendbanime shpellore ku kanë jetuar njerëzit.
Shpellat e tilla kanë qenë, Shpella e Radacit, e cila gjendet afër burimit të Drinit të Bardhë, pastaj Shpella e Demës, Shpella e Karamakazit, Shpella e Mbretëreshës dhe shpella të tjera për rreth Pejës.( Universiteti i Prishtinës. Tempulli i dijës Monografi 1970 – 1912.Prishtinë, 2012.fq.11 Historiku i Kosovës si dhe Guida Arkeologjike e Kosovës. Botues: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës. Prishtinë, 2012. Fq.7.)
Qytetin e Pejës, si vendbanim të lashtë Ilir, e kanë themeluar paraardhësit e banorëve të sotëm – Ilirët, më konkretisht fisi Ilir-Dardan…Ndërsa, Peja, sipas disa hipotezave të prezantuara në një libër të vjetër (në formë të kumtesave„Old Illyrian Kingdom – Staro Ilirsko kraljevstvo ) në gjuhën serbe apo bullgare nuk jam i sigurt për shkak të shkrimit dhe shkronjave të vjetra çirilik, e që unë kam pasur rastin ta lexoj gjatë kohës sa kam qenë i burgosur në burgun e Pozharevcit në vitin 1999 emërtimin e saj të parë Peja, si vendbanim apo lokalitet në vete e ka marrë në vitin 231 para erës sonë dhe është emertuar si “PEI-on” sipas mbretit Drypeion dhe grupeve të fisit ilir Paion të vendosur nga Dardanët në atë vendanim.
Në njërën nga ato kumtesa, hipotezohej se emërtimi i Pejës rrjedh nga emri i mbretit Drypion-itdhe fisit të tij Ilir,Paionët, (Paionët (Paeonians) ose Peonët, që ishin fis Ilir, e që banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me fisin Ilir Dardanët. …Në luftërat e Dardanëve kundër Maqedonisë antike, disa grupe të vogla të pjesëtarëve të fisit Ilir – Paion, në vitin 231 para erës sonë (para krishtit) në krye me mbretin e tyreDrypion-in, iu bashkuan Dardanëve, gjegjësisht ushtrisë së mbretit dardan Longarit, në këto luftëra, dhe pas përfundimit të tyre, së bashku me ushtrinë dardane u kthyen në trojet dardane, me ç’rast për trimërinë, besnikërinë dhe shkathtësinë e treguar në luftë, po ashtu edhe për shkak të nderimit të mbretit Drypion, mbreti Dardan Longari, pos që iu ndau lokalitetin më të bukur dhe më të veçantë në kuadër të Mbretërisë Dardane, njëkohësisht, luftëtarëve më të dalluar të asaj lufte iu dha për martesë edhe vajzat nga familjet më fisnike dardane dhe anasjelltas…
Lokaliteti ku ata u vendosën, me kohë nga fisi Dardan dhe fiset tjera Ilire, u quajt Pei-on (janë të fisit Paionë),ndërsa banorët e këtij lokaliteti i emërtuan sipas mbretit Drypion dhe fisit të tyre Paionë – Pejon, dhe kështu hipotezohet se baza etimologjike e emrit të qytetit dhe banorëve të Pejës (pejonëve) rrjedh nga kjo kohë, dhe nga emri i mbretit Drypion-it dhe fisit të lartcekur Ilir në fjalë (PAIONËT)…. Dhe, që nga ato kohëra, shekulli III – viti 231para erës sonë, qyteti dhe qytetarët apo banuesit e këtyre trojeve nëpër shekuj njihen si “pejonë”…
… Me fillimin e okupimeve të trojeve Ilire, së pari nga Perandoria Romake e më pastaj nga perandoritë apo fuqitë tjera okupuese të kohës, okupuesit e shumtë të Pejës, gjatë shekujve kanë filluar ta ndryshojnë emërtimin e këtij qyteti apo atë t’ia përshtatin emertimin e vjetër gjuhës së tyre… Prandaj, varësisht nga okupuesi nëpër periudha të ndryshme kohore, është imponuar edhe emri „zyrtarë“ i këtij vendbanimi, dhe për këtë arsye emërtimin e këtij qyteti të lashtë ilir e hasim me emra të ndryshëm në dokumente të periudhave të ndryshme historike, si p. sh. Peiscium[1] në kohën e perandorisë romake, shekulli IV–III para erës sonë (përveç shumë dokumenteve tjera mund të konfirmohet edhe, në: Ioan Marin MĂLINAȘ, “PENTARHIAS VOL II Tronul Ecumenic, Ohrida si Biserica Romaneasca pana in annual 1453…Documente patriarhale si imperiale, de la Constatinopol, pana in anul 1453, traduceri si comentarii”UNIVERSITAS NAPOCENISIS – ROMANIA; ISBN 978-973-595-865-7. Presa Univeristara Clujeana, 2014, p., 173 istorie.usm.md/wp-content/uploads/2017/01/1823.pdf ose Slovendki toponimi na Balkanu prije 6.vijeka- Krstarica forum-page 42 etj etj)
Peja si Siparantum, pasqyrohet në veprën e njohur të Ptolomeut „Udhëzime Gjeografike“ të shekullit I dhe II të erës sonë… Në librin e 8 të Ptolemeut gjindet Harta me emertimin “Harta e Pestë e Europës” – (latinisht Quinta Europae Tabula) ku pasqyrohet në mënyrë detale Iliria dhe territori i fisit Ilir Paionëve, si dhe Peja me emrin Siparantum.
Në bazë të kësaj faktografie shkencore e historike, dëshmohet se Peja ekziston së paku që 2300 vjet dhe atë vetëm nëse e llogarisim periudhën kohore prej kur Ptolemeu i ka vizituar këto troje dhe e ka evidentuar Pejën si vendbanim apo qytet të rëndësishëm të kohës, siç sigurisht edhe ishte, se përndryshe nuk e kishte evidentuar në Hartën e tij të njohur si „Quinta Europae Tabula”, e as nëlibrin e tij „Udhëzimet Gjeografike“.
Edhe më vonë, dokumentohet e dëshmohet se okupatorët e shumtë që kanë kaluar apo qëndruar në Pejë, ia ka ndërruar emrin këtij vendbanimi-qyteti, si p.sh. shkrimtari dhe historiani me i njohur i periudhës Bizantine Prokopi, i cili ka jetuar në vitet 500 – 565, në shkrimet e veta, Pejën e sotme e emërton me emrin Pentza…
E kështu në kontinuitet, varësisht okupimeve, okupatorët kanë tentuar t’ia fshehin dhe mohojnë lashtësinë e këtij qyteti dhe në dokumente të ndryshme e paraqesin me emërtime të ndryshme, si p.sh.: Pech, Pechia, Pek, Peka, Pentza, Peka Pekii, Pecchi, Episkion greke (Επισκιον), turke osmane ايپك (Ipek), Forno, Hvosno etj. E gjithë kjo, për të humbur gjurmët e një vendbanimi aq të lashtë që duhet t’ia kanë lakmi pothuaj të gjitha vendbanimet tjera jo vetëm shqiptare por edhe ato evropiane e botërore.
Për shkak të seriozitetit të këtyre fakteve dhe dëshmive për Pejën, të pasqyruara në dokumentet e lartcekura, siç janë Harta dhe libri i Ptolemeut, nuk dua të bëj krahasime me lashtësinë saj me disa qendra apo metropole të tashme evropiane e botërore, të cilat nuk kanë ekzistuar as si nocion e lëre më vendbanime apo qytete… ANDAJ PEJA ËSHTË PEJË ME MIJËRA VJET MOS E SHKATRRONI DHE MOS E TJETERSONI SE VETËM SI E TILLË PEJA KA FRYMË IDENTITET E HISTORI…!