- Lindi më: 1942
- Vendlindja: Tiranë
- Kombësia: Shqiptar
- Nënshtetësia: Shqiptar
- Profesioni: Aktor
- Titulli: Artist i Popullit
Filmografia: (Filma dhe role)
Viti | Titulli | Roli | Shënime |
1966 | Oshëtimë në bregdet | Gjergji | |
1968 | Horizonte të hapura | Azemi | |
1970 | I teti në bronx | Xhemali | |
1972 | Kapedani | I biri i xha Sulos | |
1972 | Odiseja e tifozave | ||
1972 | Kryengritje në pallat | Babai i fëmijëve | |
1974 | Shtigje të luftës | Shabani | |
1974 | Rrugë të bardha | Ganiu | |
1974 | Duke kërkuar 5-orëshin | Zeqo | |
1977 | Shembja e idhujve | Kapteri | |
1978 | Koncert në vitin 1936 | Fotaqi | |
1979 | Në shtëpinë tonë | Stefi | |
1979 | Mësonjtorja | Kosta | |
1980 | Një shoqe nga fshati | Agush Kalemi | |
1982 | Vëllezër dhe shokë | Sokrati | |
1982 | Prefekti | Qazim Mulleti | |
1982 | Nëntori i dytë | Karrrocieri i Ismail Qemalit | |
1982 | Besa e kuqe | Gjoni | |
1983 | Kohë e largët | Anastas Grigori | |
1984 | Nxënësit e klasës sime | Kristofori | |
1984 | Shirat e vjeshtës | Sotiri | |
1984 | Shi në plazh | Come | |
1985 | Tre njerëz me guna | ||
1985 | Gurët e shtëpisë sime | ||
1986 | Dhe vjen një ditë | Zenuni, vëllai i Llano Bletës | |
1987 | Përrallë nga e kaluara | Vangjeli | |
1987 | Botë e padukshme | Iliazi | |
2001 | Parullat | Lleshi | |
2002 | Njerëz dhe fate | Betimi, i ati i Florit | |
2004 | Tifozët | Dyli | |
2009 | Kronikë provinciale |
Nderimet:
Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”. Eshte nderuar me titullin “Nderi i Kombit”.
Dramaturgjia Kombëtare:
Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës.
Dramaturgjia e huaj:
Nga dramaturgjia e huaj mund te përmendim “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” te Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.
Kinematografia:
Në kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cilëve mund të përmendim “Horizonte te hapura”, “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lufte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert ne vitin 1936”, “Bolero” etj.