Robert Ndrenika

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

Jeta
  • Lindi më: 1942
  • Vendlindja: Tiranë
  • Kombësia: Shqiptar
  • Nënshtetësia: Shqiptar
  • Profesioni: Aktor
  • Titulli: Artist i Popullit

Filmografia: (Filma dhe role)

VitiTitulliRoliShënime
1966Oshëtimë në bregdet Gjergji
1968Horizonte të hapuraAzemi
1970I teti në bronx Xhemali
1972 KapedaniI biri i xha Sulos
1972 Odiseja e tifozave
1972Kryengritje në pallat Babai i fëmijëve
1974 Shtigje të luftës Shabani
1974 Rrugë të bardha Ganiu
1974Duke kërkuar 5-orëshin Zeqo
1977Shembja e idhujve Kapteri
1978Koncert në vitin 1936 Fotaqi
1979Në shtëpinë tonë Stefi
1979Mësonjtorja Kosta
1980Një shoqe nga fshati Agush Kalemi
1982Vëllezër dhe shokë Sokrati
1982Prefekti Qazim Mulleti
1982Nëntori i dytë Karrrocieri i Ismail Qemalit
1982Besa e kuqe Gjoni
1983Kohë e largët Anastas Grigori
1984Nxënësit e klasës sime Kristofori
1984Shirat e vjeshtës Sotiri
1984Shi në plazh Come
1985Tre njerëz me guna
1985Gurët e shtëpisë sime
1986Dhe vjen një ditë Zenuni, vëllai i Llano Bletës
1987Përrallë nga e kaluara Vangjeli
1987Botë e padukshme Iliazi
2001Parullat Lleshi
2002Njerëz dhe fate Betimi, i ati i Florit
2004Tifozët Dyli
2009Kronikë provinciale

Nderimet:

Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”. Eshte nderuar me titullin “Nderi i Kombit”.

Dramaturgjia Kombëtare:

Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës.

Dramaturgjia e huaj:

Nga dramaturgjia e huaj mund te përmendim “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” te Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Kinematografia:

Në kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cilëve mund të përmendim “Horizonte te hapura”, “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lufte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert ne vitin 1936”, “Bolero” etj.


Posted

in

by

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *