Nëse urreni palestrën dhe jeni në kërkim të një opsioni tjetër për të harxhuar kaloritë, partneri mund t’ju ndihmojë. Sipas Healthline (dhe çdo njeriu që ekziston) seksi është një aktivitet që i bën mirë shëndetit tuaj psikologjik, emocional dhe fizik.
Por sa kalori harxhoni gjatë aktivitete të ndryshme intime?
Të puthurit: 68 kalori në orë
I mbani mend takimet e para, kur afeksioni për tjetrin ju bënte të rrinit 30 minuta duke u puthur? Shpresojmë të vazhdojë ende, sepse të puthurit jo vetëm që thellon lidhjen mes jush, por mund t’ju ndihmojë të harxhoni deri në 90 kalori në orë.
Make-out: 230 kalori për 30 minuta
Ka një arsye pse harxhoni kaq shumë kalori: eksitimi e bën zemrën të rrahë më shpejt, që e bën frymëmarrjen të vështirë, që bën të harxhoni më shumë kalori. Mund të merrni më të mirën e tij duke ngritur temperaturën e dhomës, dhe duke u djersitur. Bëjeni argëtues dhe erotik dhe kështu keni një kombinim perfekt për të harxhuar kalori.
Masazhi: 80 kalori për orë
Pas një dite të lodhshme, ka ende një alternativë për t’ju dedikuar partnerit: masazhi. Për të harxhuar më shumë kalori, ekspertët sugjerojnë ta bëni sa më ngadalë, sepse kështu aktivizoni muskuj të ndryshëm.
Vetë seksi: 69 (rastësisht) kalori mesatarisht.
Numri i kalorive gjatë seksit varet nga njëri person në tjetrin, por edhe nga kohëzgjatja. Studiuesit në Universitetin e Montreal pyetën 21 çifte heteroseksuale të moshës 18-35, të cilët bënin seks një herë në javë, për një muaj, të mbanin një pajisje që mat kaloritë. Dhe përfundimi ishte për 25 minuta, vajzat harxhonin 69 kalori, ndërsa djemtë 100. Nëse provoni pozicione më intensive, mund të harxhoni deri në 200 kalori. Ndërkohë seksi oral harxhon 100 kalori për 30 minuta.
Nga ana tjetër, kërcimet romantike erotike mund t’ju bëjnë të kënaqeni, por edhe të harxhoni deri në 219 kalori në orë./shqip.info