More

    SHBA ndërpret fondet për OBSH-në. Shkak, keqmenaxhimi i CoVid-19

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë të ditur se vendi i tij po ndërpret fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

    “Sot po udhëzoj administratën time që të ndalojë fondet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përderisa është bërë një rishqyrtim për vlerësimin e rolit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit”, tha Trump gjatë një brifingu me taskforcën e koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë. Trump tha se taksa-paguesit amerikanë sigurojnë midis 400-500 milionë dollarë në vit për organizatën përderisa Kina jep vetëm 40 milionë dollarë.

    “Si sponsor kryesor i organizatës, SHBA-të kanë për obligim të këmbëngulin në përgjegjshmëri të plotë. Një nga vendimet më të rrezikshme dhe të kushtueshme nga OBSH ishte vendimi katastrofik i saj për të kundërshtuar kufizimet e udhëtimit nga Kina dhe kombet tjera”, tha Trump./AA

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here