Categories
Bota Lajme

Shkencëtarët: Gjaku i pacientëve të shëruar mund të jetë kura për koronavirusin

Gjaku nga të mbijetuarit e koronavirusit mund të ndihmojë pacientët e tjerë të infektuar të shërohen më shpejtë.

Trajtimi eksperimental gjithashtu uli gjatësinë e infeksionit dhe rrit nivelin e oksigjenit në ato me Covid-19, sipas një strumi të ri.

Studimi paraprak i kryer në tre spitale në Kinë pa sesi trajtimi ndihmoi dhjetë pacientë që ende shfaqnin simptoma.

Çdo vullnetari iu bë transfuzion gjaku të plazmës nga një pacient i rikuperuar i Covid-19.

Kur një person infektohet nga koronavirusi, sistemi i tyre imunitar fillon të luftojë infeksionin.

Si rezultat, prodhohen antitrupa të cilat më pas gjenden në plazmën e pacientit. Çdo vullnetar, të cilit iu dha trajtimi i ri, pati përmirësime brenda 3 ditëve.

Simptomat e tyre ose u zhdukën plotësisht ose u përmirësuan ndjeshëm.

Dy pacientë, dolën nga ventilimi mekanik ndërsa të tjerët nuk kishin më nevojë për mjete respiratore. Trajtimi funksionon duke “armatosur” sistemin imunitar të trupit dhe duke e lejuar atë të luftojë virusin.

Autorët e studimit sqaruan:

Ky studim pilot tregon një efekt të mundshëm terapeutik dhe rrezik të ulët në trajtimin e pacientëve të rëndë COVID-19.Një dozë e plazmës konvulsive me përqendrim të lartë të antitrupave neutralizues mund të zvogëlojë me shpejtësi ngarkesën virale dhe ka tendencë të përmirësojë rezultatet klinike.Praktika është akoma për tu prezantuar, megjithëse shkencëtarët po punojnë së bashku me vendet e tjera si Franca, Gjermania dhe Kanada për të kryer teste të ngjashme.Nuk ka asnjë garanci që kjo funksionon 100%, por të paktën na jep më tepër kohë për të zhvilluar trajtime të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *