Categories
Gjeografia Histori Të gjitha

Shpella 27 mijë vjeçare e Kreshmoit në Konispol

Shpella e Kreshmoit ose siç mund ta quajmë ndryshe Shpella e Konispolit është një zgavër e madhe karstike gëlqerore e cila ka një vjetërsi prej 27 mijë vjetësh.

Shpella e Kreshmoit ose siç mund ta quajmë ndryshe Shpella e Konispolit është një zgavër e madhe karstike gëlqerore e cila ka një vjetërsi prej 27 mijë vjetësh.

Ajo shtrihet në një lartësi prej 400m pranë kreshtës së Saraqinit dhe hyrjen kryesore e ka të vendosur në pozicion të tillë që arrijnë të bëjë mbrojtjen e saj nga erërat e ftohta të veriut.

Kjo është dhe arsyeja përse është zgjedhur ana perëndimore për të pasur hyrjen në  shpellë, përveç faktit që  pamja që të ofrohet është shumë e qartë dhe të jep mundësinë të shikosh gjithë hapësirën që shtrihet para saj dhe sigurisht të mrekullinë që ofron Deti Jon. Shpella është përafërsisht 50m e gjatë dhe është e ndarë në dy degëzime, një në lindje dhe një tjetër në perëndim.

Thuhet se shpella e ka marrë këtë emër që në periudhën e Kristinizmit pasi shpella ka qenë vendi ku për një kohë shumë të gjatë besimtarët kristianë e kanë mbajtur si vend pelegrinazhi ku mund të shkonin dhe të kryenin ritet e tyre të faljes, pra shkonin për kreshmë.

Me kalimin e kohës e humbi funksionin e saj primar dhe u kthye në një vend strehimi për banorët e zonës, të cilët mund të ishin të kërcënuar nga sulmet dhe luftimet e ndryshme që ndodhnin në zonë.

Duhet thënë se në këtë shpellë, jeta njerëzore nuk është ndërprerë në asnjë rast dhe kjo gjë mund të vërtetohet fare lehtë, pasi përfaqësohet në tërë epokat që ka kaluar : epoka e paleolitit, neolitit, bakrit, bronxit e hekurit, periudha antike e ajo mesjetare deri në shek. e XII pas Krishtit.

Arkeologu që e ka zbuluar shpellën është Halil Shabani i cili bashkë me një grup nxënësish nga rrethi shkencor “Arkeologu ynë” të gjimnazit “Bido Sejko” të Konispolit në vitin 1987 zbuluan dhe gjurmët e para të saj dhe arritën të bënin një konstatim të madhi, i cili më vonë do të rezultonte shumë i rëndësishëm për historinë tonë.

“Me sondazhin e parë pamë se kishte elementë të periudhës së Neolitit dhe Paleolitit në një shtresë kulturore me thellësi mbi 1.5 m. Me prova laboratorike dhe me metodat krahasuese u arrit të përcaktohej edhe mosha e Shpellës, e cila rezultoi me vjetërsinë më të lashtë, 26.500 vjeçare”, tregon Shabani.

Veglat e punës prej stërralli e kocke, enët prej balte, qeramika e pikturuar, terrakotat apo skulpturat e baltës, farërat e karbonizuara të elbit të egër, rrushit të egër, thiermave, kockat e dhisë së egër, deles, lopës etj., përbëjnë disa nga materialet e përfituara tek Shpella e Kreshmoit”

Shabani vazhdon tregimin e tij duke thënë që të gjitha shtresat kulturore të zbuluara në Shpellën e Kreshmoit, kanë qenë të vendosura  njëra mbi tjetrën dhe në këtë aspekt shpella përben një tip klasiku ose modeli i cili nuk është i vecantë vetëm për territorin Shqiptar por edhe për të gjithë Evropën Juglindore./Shqip.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *