Categories
Lajme

Shpëtohet alpinistja në malin e Çikës, piloti bën manovër heroike (VIDEO)

Moti i keq është “ulur këmbëkryq” në Shqipëri prej më shumë se një jave. Teksa disa viktima janë shënuar nga temperaturat e acarta, kryesisht në rajonin juglindor të vendit, ka nga ata si alpinistët që kanë tentuar ta kthejnë në aventurë “raportin” me borën dhe malin.

Moti i keq është “ulur këmbëkryq” në Shqipëri prej më shumë se një jave. Teksa disa viktima janë shënuar nga temperaturat e acarta, kryesisht në rajonin juglindor të vendit, ka nga ata si alpinistët që kanë tentuar ta kthejnë në aventurë “raportin” me borën dhe malin.

Por një nga ekspeditat e disa alpinistëve, mes të cilëve edhe jo profesionistë në malin e Çikës në Llogara, ka shkuar keq, pasi një 31-vjeçare pësoi një traumë kranike dhe mbeti e bllokuar bashkë me grupin për tre orë në borë.

Për të transportuar pacienten drejt spitalit është dashur ndërhyrja e ekipit mjekësor të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, të cilët dërguan një helikopter në vendngjarje.

Pilotit i është dashur të ulet në një terren shumë të vështirë dhe mjekët arritën të merrnin vajzën, e cila përveç traumës kranike, kishte pësuar edhe VLC të fytyrës e traumë të baçinit.

Alpinistja u trajtua nga ekipi mjekësor dhe më pas u shoqërua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka teksa ka postuar videon nga ky operacion shpëtimi, thotë se piloti ka bërë një lëvizje “heroike në kuptimin e plotë të fjalës”.

“Respekt dhe vlerësim të pafundëm për profesionalizmin e njësisë shëndetësore të Bazës Ajrore Farkë, të cilët sfiduan terrenin e vështirë dhe shpëtuan një alpiniste 31-vjeçare, të dëmtuar gjatë stërvitjes në malin e Çikës në Llogora”, shkruan Xhaçka.

14 janar 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *