Roboti katërkëmbësh, në gjendje të tërheqë një miniaeroplan prej tre tonësh, është italian.
I dizenjuar për të ndihmuar njerëzit në situata emergjente, si tërmetet dhe zjarret, quhet HyQReal dhe u krijua nga Instituti Italian i Teknologjisë (IIT) dhe kompania Moog me mbështetjen e fondeve të BE, si pjesë e projektit Echord.
Roboti u paraqit në Konferencën Ndërkombëtare për Robotikën dhe Automatizimin (ICRA 2019) që po zhvillohet në Kanada.
“Tërheqja e një avioni na ka mundësuar të tregojmë fuqinë e robotit, pavarësinë energjetike dhe të nxjerrë në pah një dizajn që është i përshtatshëm për përdorimet e tij.
‘’Ne donim të provonim diçka që nuk ishte bërë kurrë më parë dhe javën e kaluar ia arritëm”, komentoi Claudio Semini, i cili udhëhoqi grupin IIT.
Prototipi, 0,9X1,33 metra dhe që peshon 130 kilogram, në fakt u testua në terren në sajë të mbështetjes së aeroportit të Gjenovës, ku demonstroi gjithë fuqinë e tij duke tërhequr një avion pasagjerësh.