Më shum

    Shqipëri-Moldavi, më 11 qershor, luhet në “Arena Kombëtare”

    Pritjes për të parë një ndeshje në “Arena Kombëtare” po i vjen fundi, madje ka dhe një datë zyrtare dhe një takim të përcaktuar për t’u luajtur në impiantin më të ri në vend.

    Në 11 qershor, Shqipëri – Moldavi, takimi i vlefshëm për eliminatoret e “Europianit 2020”, do të luhet në stadiumin që të gjithë presim. SuperSport ka mundur të mësojë nga burime pranë Federatës se institucioni qeverisës i futbollit shqiptar i është përgjigjur duke i dhënë emrin e stadiumit të ri, kërkesës së UEFA-s, që kërkon paraprakisht vendzhvillimin e ndeshjeve të eliminatoreve për të programuar gjithçka në avancë.

    Lajmi gjen konfirmim edhe nëse i hedh një sy faqes së Federatës Shqiptare të Futbollit në seksionin ku ndodhet kalendari i ndeshjeve të Kombëtares dhe pikërisht për ndeshjen Shqipëri – Moldavi lexohet “Sheshi Italia”, Tiranë. Në këtë mënyrë, mund të jepet e sigurt se maksimumi në muajin qershor “Arena Kombëtare” do të jetë përfunduar dhe funksional, gati për të mikpritur evente futbollistike.

    Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar, kjo do të thotë se me shumë mundësi është gjetur edhe një marrëveshje mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Financave për çështjen e rimbursimit të Tatimit të Vlerës së Shtuar sa i përpket pjesës së investimit nga Federata në lidhje me stadiumin, një ngërç që kërcënonte të mbante peng përfundimin e punimeve në “Arena Kombëtare”.

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here