Categories
Lajme

Shqipëria paguan 486 euro në muaj për çdo të burgosur

Për të mbajtur një të burgosur, Shqipërisë i kushton 486 euro në muaj. Është kjo shifra e publikuar nga emisioni “Top Story”, të mërkurën e 6 shkurtit, ka trajtuar gjerësisht problematikat e burgjeve në Shqipëri.

“Gjatë një korrespondence të Top Story me Drejtorinë e Burgjeve, ne mësuam se për të mbajtur një të burgosur, duhen rreth 486 euro në muaj. Kjo është një shifër tepër e lartë, e cila tejkalon pagën minimale të një qytetari shqiptar”, thuhet në materialin e përgatitur nga emisoni.

Ndërkohë, i pyetur lidhur me këto kosto, specialisti i ekonomisë Ermal Telha është shprehur:  “Ne si shtet investojmë 350 milion euro në vit për arsimin, referuar një rregulli përpjestimor sikundër bëmë dhe me të burgosurit, ne shpenzojmë nga taksapaguesit shqiptarë rreth 40 euro në muaj për një nxënës apo student. Që do të thotë 15 herë më pak se sa me një të burgosur”, tha Ermal Tehla, Ekspert Ekonomie./Tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *