Categories
Arkitekturë

Si t’i rregulloni raftet e librave

Nëse jeni adhurues i librave dhe keni shumë libra në shtëpinë tuaj, atëherë është shumë e rëndësishme që që ato t’i organizoni mirë, që të mos mendoni se mos i keni humbur , huazuar, apo thjeshtë i keni vendosur diku. Ja se si do të vendosni rend në raftet tuaja.

Kur ti huazoni ndonjë libër dikujt, mbani shënim dhe vendoseni në vendin ku ka qenë libri.

Grumbulloni Librat
Mblidhni të gjitha librat që i gjeni nëpër shtëpi. Tubojini ato në mes të dhomës. Ky është fillimi më i mirë për të vënë rend në librat tuaja.

Klasifikoni
Filloni me seleksionimin “e vrazhdë”: udhëzuesit, librat e gatimi, beletristikën. Nëse ka tituj që nuk dini ku ti vendosni e bëni një grumbull të veçantë me to.
Brenda çdo kategorije bëni edhe disa nënkategori. Pastaj rregullojeni grumbullin e pakategorizuar, u gjeni vend librave në ndonjë nënkategori. Nëse është e mundur kategoritë mbani bashkë, kurse nënkategoritë në rafte te veçanta. Gruponi librat sipas autorëve, sipas radhës alfabetike.

Madhësitë e ndryshme
Mos u lodhni me madhësinë e librave! Më me rëndësi mendoni se si ti paloni librat në dy reshta, sipas thellësisë. Në këtë rast vendosni përpara librat me mbështjellës të butë. Nëse keni shumë libra të vogla, të buta, të madhësisë së përafërt, atëherë vendosni mbi njera tjetrën, me mbështjellësin nga ju. Pos që do ti gjeni më lehtë ato nuk do të ndrydhen.

Dukshmëria
Mendoni se cilat libra dëshironi që të duken vazhdimisht. Biblioteka juaj flet shumë për ju, ndërkaq mysafirët tuaj me kënaqësi do ti shikojnë librat.  Prandaj, nëse dëshironi të mbani beletristikën tuaj të preferuar, literaturë të lehtë vere, libra për problemet shëndetësore, mund ti veni në vende më pak të dukshme. Për këto p.sh. mund të përdorni rafte të mbyllura, përderisa hapësira ekspozuese është rezervuar ekskluzivisht për ekspozimin të hapur të literaturës kualitative./shqip.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *