Categories
Lajme

Statistika shqetësuese të migracionit nga Shqipëria

Nga Shqipëria, thotë DW, po largohen njerëzit me standard jetese. Duke cituar ekspertë vendas, gjiganti mediatik gjerman i konsideron shqetësuese statistikat ndërsa thotë se emigrimi i viteve të fundit dallon nga ai viteve 90-të.

Gjatë vitit të kaluar, 38.703 shqiptarë e lanë vendin për të emigruar jashtë kufijve. Më herët, në vitet 2011-2017 , numri i atyre që u larguan si emigrantë mbërrinte në 330 mijë, shifra këto të bëra publike zyrtarisht nga Instituti i Statistikave.

Situata është serioze, thonë ekspertët, njëri prej të cilëve, sociologu Gëzim Tushi flet për një emigracion `të vonuar` siç e quan ai, që ndryshon nga largimet masive të viteve ’90 për nga përmasat, nga motivimet, arsyet, shkaqet, ose struktura sociale e atyre që e marrin këtë vendim.

Njerëzit, nga sa thotë sociologu, janë të lodhur nga pritja e vazhdueshme për zbatimin e reformave në ekonomi, politikë, arsim dhe shëndetësi. Ai shton se një pjesë e mirë e tyre janë elitarë nga pikëpamja profesionale dhe kjo është shqetësuese.

Po ikën elita e vendit, “truri”, largimi i profesionistëve siç janë inxhinierët, mjekët, punonjës të IT-së, infermierë, mësues, të cilët kur largohen nga vendi, krijojnë vakuume që nuk mund të plotësohen kollaj.

Për ta është investuar dhe largimi i tyre krijon boshllëqe të mëdha”, ka qenë komenti i tij për DW. Në mesin e atyre që e braktisin Shqipërinë ka edhe një kategori shqetësuese për ekspertët, kategoria e të painformuarve, që shkojnë në emigracion pa një objektiv të qartë, duke pranuar edhe deformimin e statusit që gëzonin këtu, duke u bërë `askushi` në emigracion./Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *