Mbretëria e Glaukut, midis Apolonisë dhe Dyrrahut ishte nga më të rëndësishmet në Iliri për arsye se kishte linjën kryesore të shpërndarjes së mallrave, pozitën gjeografike detare, si dhe ndërlidhjen midis Maqedonisë dhe Korkyras. Për këtë dhe shumë arsye të tjera politike të brendshme dhe të jashtme, Glauku gjithmonë u gjend në marrëveshjet dhe luftrat e kohës.