Ajo që në fillim dëgjohej si teori konspiracioni, mund të shfaqet si teori autentike. A mund të ketë dalë virusi i koronës nga një laborator që merrej me studimin e viruseve tek lakuriqët e natës?
Një kohë të gjatë studiuesit dhe gazetarët kanë bërë spekulime, për çështjen se si përfundoi në Wuhan virusi Corona SARS-CoV-2. Dyshime pati për një treg me peshq, në të cilin ishin tregtuar edhe kafshë të egra.
Mediat perëndimore janë duke informuar tani se ka mundësi që virusi të ketë dalë nga Instituti i Virologjisë në Vuhan, i cili ndodhet direkt ngjitur me tregun.
Që në muajin janar në mediat sociale u përhapën teoritë se virusi kishte të bënte me Institutin, por ato u shoqëruan nga teori konspiracioni për kërkime në armë të fshehta bilogjike. Në atë kohë gazeta amerikane Washington Post pati hedhur teorinë se kishim të bënim me një virus të prodhuar nga njerëzit. Virologët që u pyetën nga gazeta, e përjashtuan mundësinë që virusi të ishte një mutacion i prodhuar nga njeriu, duke u mbështetur në karakteristikat e virusit. Kjo u konfirmua nga një studim i bërë nga një ekip studimor i mbledhur nga Kristian G. Andersen, i cili u publikua më 17 mars në Nature Medicine.
Përveç kësaj, punimet e këtij instituti nuk janë të fshehta dhe studimet e bëra me viruset tek lakuriqët e natës, janë publikuar në revista shkencore. Në disa punime studimore janë përfshirë edhe partnerë perëndimorë. Ndër të tjera Galveston National Laboratory nga Universiteti i Teksasit ka marrëdhënie të ngushta me Institutin e Studimeve në Vuhan. Edhe SHBA i ka përkrahur financiarisht punimet studimore, thotë gazeta britanike Daily Mail. Në fillim të vitit 2019, ajo publikoi me kolegët e saj një studim të përgjithshëm si transmetohet virusi corona nga lakuriqët e natës. Ajo zbuloi se në vrimat e hundës së lakuriqit të natës ndodhen viruse corone që janë shumë të ngjashme me virusin e përhapur tani.
Falë punës së ekipit të saj, është bërë shumë shpejt shkëputja e genomit të virusit, gjë që iu bë publike botës për të kërkuar për vaksinën dhe për të bërë provat me antitrupa me një shpejtësi të paparë deri tani.
Për këtë arsye Zhengli Shi u përplas javën e kaluar me armiqësira në mediat sociale, si në Azi ashtu edhe në pjesë të tjera të botës. Kolegu nga Nju Jorku Peter Daszak, presidenti i EcoHealth Alliance, që ka punuar bashkë me të në studime u detyrua të merrte në mbrojtje kolegen e re.
Në një intervistë për emisionin Democracy Now të National Public Radio, Daszak tha se pretendimet se virusi ka shpëtuar nga laboratori janë “krejt të pakuptimta”. Ai ka marrë pjesë vetë në grumbullimin e testeve nga lakuriqët e natës. Në laborator nuk janë bërë ruajtje të virusit SARS-CoV-2. Këtu kemi të bëjmë me “politizimin e pafat të fillesave të pandemisë.”/DW