Gjumi është një proçes që ndihmon automatikisht çlodhjen e trupit dhe trupit.
Ky proçes rigjenerimi mendor dhe fizik zgjat mesatarisht nga 7 deri në 8 orë.
Pas një gjumi të gjatë ju sigurisht prisni të zgjoheni të rifreskuar dhe energjik, por jo gjithnjë ndodh kështu.
Me siguri i mbani mend rastet kur jeni zgjuar më të lodhur e të plogësht se para se të mbyllnit sytë.
Kjo ndjesi sigurisht nuk është e pëlqyeshme për askënd, ndaj në këtë artikull shqip.info ju tregon disa nga arsyet kryesore pse ndodh kjo.
Më poshtë do të gjeni 7 arsyet kryesore pse trupi juaj po reagon në këtë mënyrë.
Zgjoheni të lodhur me shije të keqe në gojë
Kjo është një simptomë gastroezofageale që ndodh kur lëngjet e stomakut kthehen në ezofag.
Studime të shumta kanë treguar se 1 në 4 njerëz që flenë pak dhe keq kanë simptomat e mësipërme të refluksit.
Mjekët thonë se kjo është një sëmundje e mirëfilltë dhe shumë persona nuk e vënë re se po e vuajnë.
Kjo pasi nuk jep shenja të përditëshme dhe të vazhdueshme, por shfaqet vetëm gjatë gjumit kur njeriu është i pavetëdishëm.
Ky lloj refluksi gastroezofageal vepron duke zgjuar funksionet e trupit ndërkohë që truri është ende në gjumë.
Nëse kjo ndodh disa herë gjatë natës shkakton ndërprerje të shkurtra të gjumit të cilat ju as nuk i kujtoni prej arsyeve të mësipërme.
Në këtë rast ju do të zgjoheni të lodhur dhe të pangopur me gjumë.
Shkoni shpesh në tualet dhe keni parehati gjatë natës
Këto simptoma janë një shqetësim për shumicën e të rriturve duke shkaktuar edhe mungesë të gjumit gjatë natës.
Sipas National Sleep Foundation të cilit i referohet shqip.info, 3 në 5 të rritur vuajnë nga mungesa e gjumit.
Kjo vjen për shkak të zgjimit nga nevoja për të përdorur tualetin më shumë se një apo dy herë në natë.
Normalisht trupi është i dizejnuar për të mbajtur fshikzën nën kontroll, por gjatë viteve arrin t’a humbasë këtë kontroll.
Kjo shkakton rënie të hormoneve antidurike që janë përgjegjëse për funksionimin e traktit urinar.
Shtrëngim i nofullës dhe dhëmbëve
Shtrëngimi i dhëmbëve është një ndër problemet më të zakonshme për njerëzit teksa flenë.
E njohur ndryshe si sëmundja e Bruksizmit, ndodh kur shtrëngoni nofullën në mënyrë të pavulletëshme gjatë natës.
Duke ndërhyrë kështu në cilësinë e gjumit tuaj e duke ju hequr ndjenjës së çlodhjes edhe gjatë ditës.
Lëvizja e shumtë gjatë natës
Nëse kur zgjoheni në mëngjes e gjeni veten në anën e kundët të krevatit për shkak se keni lëvizur shumë ka disa arsye.
Lëvizja e shumtë është një shenjë e sëmundjes së nervave të këmbëve.
Egzistojnë disa simptoma të këmbëve që lëvizin edhe kur ju jeni duke pushuar.
Për këtë arsye ju do të zgjoheni të lodhur çdo mëngjes pasi trupi juaj ka harxhuar energji edhe gjatë natës.
Zgjoheni me gojë shumë të thatë apo frymë të keqe
Këto janë dy simptoma që lidhen drejtpërdrejtë me frymëmarrjen dhe gërhitjen që shkaktohen nga bllokimi i rrugëve respiratore.
Prekin një numër të madh njerzish duke ju prishur cilësinë e gjumit për shkak të mungesës së frymëmarrjes.
Kur rrugët respiratore janë të zëna keni tendencën të flini me gojën hapur që mund të ndikojë edhe në tharjen e saj.
Mbytje gjatë natës apo dhimbje qafe
Këto janë simptoma të një sëmundje të quajtur Apnea e gjumit ku trupi ndalon së marruri frymë për disa sekonda.
Një numër i madh njerëzish vuajnë nga kjo sëmundje pa e kuptuar, një sëmundje e cila ju ndërpret gjumin dhe ju heq oksigjenin.
Kur përjetoni këto simptoma koka juaj nuk është në pozicionin e duhur duke ju shkaktuar edhe dhimbje të qafës.
Për këtë arsye do të zgjoheni të lodhur dhe me dhimbje çdo mëngjes.
Flini shumë por përsëri ndiheni të lodhur
Ky është një problem i cili lidhet me mënyrën e të jetuarit.
Më së shumti i referohet teknologjisë, pasi është e ditur që drita e ekraneve si televizori, telefoni apo kompjuteri shkatërrojnë gjumin.
Kjo ndodh sepse ekranet lëshojnë rreze blu të cilat janë shumë të dëmshme për një cikël të shëndeteshëm të gjumit.
Sigurohuni të fiksni çdo paisje që keni në dhomë para se të shkoni për të fjetur./