Bimët e egëra janë të pasura me vitaminë C dhe substanca bioaktive të cilat sjellin energji dhe gjallëri në trupin tonë.
Këto bimë kanë edhe veti terapeutike, prandaj mund të përdoren në çajra apo edhe të kombinuara me bimë të tjera mjekësore.
Rodhja: Bimë barishtore një vjeçare përdoret shpesh në fizioterapi, por edhe ne kuzhinën e shekujve më parë. Efektet mjeksore të rodhes janë të shumta: përfshirë edhe ato purifikuese, ndaj përdoren gjerësisht edhe kundër akneve.
Humulusi: Bimë barishtore kacavjerrëse, me gjethe të ashpra në trajtë zemre, me kokrra si boçe pishe me fara, që përdoren për t’i dhënë birrës shije dhe erë të veçantë. Hormonet vegjetale me të cilat është i pasur humulusi ndihmon në uljen e efekteve të mënopauzës, djerësitjen e tepërt si dhe mbrojnë nga tumori i gjiritë. Në gatime përdoren kokrrat, të cilat i japinë supës një shije të vëçantë.
Lëpjeta: Një ndër bimët më të përdorura në Amerikë si kurë për sëmundjet tumorale. Ajo gjithashtu përdoret për heqjen e akneve, për diabetin e kolesterolin e lartë. Shija e athët e bën unike sallatën mikse. E zierë ka shijen e spinaqit.
Mëllaga: Është mbretërësha e bimëve mjeksore. Një çaj i zierë me një lugë mjaltë shërben si pastrues e lufton infeksionet. E vetmja bimë mjeksore pa asnje efekt anësor, pavarsishtë sasisë së përdorur. Shumë të mira janë gjethet e mëllages, të ziera me fasule e lakër. Këshillohet për artritin, cistet, dhimbjet e kyçeve, stomakut dhe astmën.
Cikorja e egër: Mund ta gjeni mbi drurët e ullinjëvë në gushtë, mes thatësirës së pafundme. Është një bimë e pasur me vitamin A, B, C, K, me acinomoacide e isulinë. Në fizioterapi përdoret për diabetin, hepatitin, kolesterolin e lartë e kapsllëkun.