Categories
Jetë Turizmi

Razma e Shkodrës, mrekullia e alpeve

Mes bjeshkëve te bekuara dhe kullotave alpine, ky fshat vetem 40 km larg qytetit të Shkodrës të dhuron ndjesinë e lirisë. Rrëzë malit të Veleçikut 1724 m mbi nivelin e detit, Razma me klimën e saj të  mrekullueshme, oksigjenin dhe diellin aq pranë, është një pikturë që të magjeps.

Të parët që shijuan dhe zbuluan këtë fshat turistik ishin të huajt, në shekullin XIX. Etnografit dhe botanistit, Antonio Baldacci që në vitin 1925, Shqipëria i ngjalli një kurreshtje aq të madhe sa një pjesë të shumtë të botimeve dhe artikujve ia kushtoi pikërisht asaj dhe veçanërisht Shkodrës. Kjo falë muzës që i dhuronte Razma e bukur, e cila shënon kufinjtë e 1000 metrave mbi nivelin e detit. Një rëndësi të madhe kanë dhe veshjet popullore tradicionale shqiptare, stilizimet e të cilave janë manifestimi më i madh i trashëgimnisë sonë kulturore.

Në këtë fshat lejohet gjuetia në periudha të caktuara dhe natyra të ofron mundësi për eksplorim të vazhdueshëm, ski, piknik, për të mos harruar mikpritjen tradicionale të banorëve dhe prodhimet e njohura bujqësore e blegtorale të zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *