Më shum

    Peshtani, mes turizmit malor dhe historik

    Një fshat, i cili gjendet në qendër të një prej grykave më të mëdha në Ballkan: asaj të Këlcyrës, 13- të km të gjatë.

    Aty ku bashkohet Lumi i Zagories me Vjosën, Peshtani në mënyrë të pazakontë rrethohet nga pesë male, dhe dy lumenj. Ai ka përballë Trebeshinën dhe Shëndellinë dhe është i mbështetur në majën e Golikut, ku në lindje ka Zastenin dhe Dhembelin.

    Turizmi historik në këtë fshat, është një nga elementet më të rëndësishëm, ndërsa gryka është një monument i rrallë natyror dhe fushëbetejë historike, që nga koha e Perandorisë Romake, e deri tek Lufta Italo Greke. Ai është një magnet për historinë, për monumentet natyrore siç janë shpellat, për dy lumenjtë  më të kaltër të Shqipërisë, Vjosa dhe Zagoria, dhe për pyllin e fundit të virgjër natyror në Shqipëri nga Peshtani në Zhej, mbushur me bli, bredha dhe lisa.

    Gjëja e parë që vëmë re në këtë fshat janë mbeturina armësh, bombash, pajisje ushtarësh dhe amanete të shkruara në një fshat që ende jeton me një luftë të egër rreth 80 vjet më parë, luftën italo-greke. Fshati thuajse u dogj plotësisht, të gjitha shtëpitë u shkatërruan, dhe Italia dhe Greqia lanë mijëra të vrarë. Peshtani ka qenë fushbeteja më e përgjakshme e tyre për Luftën Italo Greke (Tetor 1940- Prill 1941).

    Divizioni i 7-të Këmbësorisë italiane “Lupi di Toscana” (Ujqërit e Toskanës), u shkatërrua i gjithi në Malin e Golikut, mbi vendin e quajtur “Hapër”, dhe ushtria italiane ndërtoi një monument në nderim të tyre në Sajmol, rreth 10 m mbi rrugën kombëtare.

    Gryka është e famshme dhe për atë që quhet Beteja e Mezhgoranit më 2 Korrik 1943. Një çetë antifashiste e partizanëve shqiptarë, sulmoi një kompani italiane që po tërhiqej nga Këlcyra drejt Gjirokastrës. Komandati shqiptar Asim Zeneli, një kolonel që kishte studiuar në një akademi ushtarake në Itali, u vra në fund të betejës dhe sot është “Hero i Popullit”.

    Por Gryka e Këlcyrës është territori ku është zhvilluar një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së Romës antike: beteja e AOS, (Vjosës) midis Philipit V të Maqedonisë dhe Prokonsullit romak Titus Quinctius Flaminius, në 198 P.K. Kjo betejë i hapi rrugën Romës që në krye të 50 viteve të shtrinte influencën e saj, duke pushtuar edhe Greqinë antike. Mbreti Filip V kishte bllokuar grykën e lumit Aos (Vjosa), duke bërë të mundur që ushtria romake të bllokohej ndanë lumit Aos (Vjosa) në Peshtan.

    Në Peshtan ruhen disa varreza të ushtrisë romake në atë zonë.

    Shtigjet malore drejt zemrës së Zagories, fshatit Kala, Zhej apo Limar, rruga drejt majës Golikut, rruga drejt kanioneve, ekipet e raftingut në Vjosë si dhe ithëtarët e vrapimieve në mal, e kanë Peshtanin destinacion të tyre.

    Fshati i përket zonës etnografike të Zagories dhe është me përbërje ortodokse dhe bektashi. Në rrënjën e vet fshati ka pasur 170 familje nga të cilat rreth 100 orthodokse dhe pjesa tjetër bektashinj, që mendohet se janë konvertuar si të tillë në peridhën e Ali Pashë Tepelenës. Fshati ka shtatë rrënonja kishash të vjetra.

    Aty mund të gjesh dy kisha të Shën Thanasit, dy kisha të Shën Kollit, Kishën e Shën Mërisë, Kishën e Shën Konstandinit dhe Kishën e Shën e Premtes. Kisha e Shën Kollit është më e vjetra. Ajo gjendet në rrugën nga Peshtani drejt fshatit Kala, rreth 3 km në lindje të fshatit. Kisha është e ndërtuar fillimisht në vitin 1112.

    Në fshat ka rreth 50 shtëpi dhe po shtohen për shkak të ngritjes së infrastrukturës, Urës mbi Vjosë, dhe rrugës së asfaltuar.

    Ndërkohë fusha e Peshtanit ka rreth 70 hektarë ka qenë e gjithë nën ujë fal një kanali ujitës të ndërtuar në shekullin e 18-të nga Ali Pashë Tepelena, me plot vepra arti. Ai është i përbërë nga ura guri, tunel dhe prita malore që krijojnë një ansambël turistik më vete. Sot ai është jashtë funskionit.

    Peshtani ka po ashtu një prespektivë të mirë sa i përket përdorimit të Vjosës për turizëm. Duke qenë se Vjosa në Peshtan është në nga pjesët e saj më të bukura, aty ka filluar zhvillohet sporti i kanotazhit dhe për çdo vit shtohen grupet e turistëve që frekuetojnë fshatin për këtë lloj turizmi.

    Gryka është po ashtu e dobishme për turizmin e speliologëve. Grupe eksplouresish janë shpesh vizitorë të shpellave në zonë.

    Një tjetër shteg malor është ngjitja nga Peshtani, në Majën e Malit të Golikut, një mal tërësisht i veshur me pyll të lartë. Ngjitja në lartësinë rreth 200 metra të kushton rreth 4 orë në ngjitje dhe 3 orë në zbritje. Dy kilometra në lindje të fshatit në rrugën e vjetër Peshtan Limar, gjendet Kanioni i Urës së Bathishtës, mbi lumin e Zagories, ku dy brigjet afrohen rreth 20 metra me njëri-tjetrin. Kanioni është i vizitueshëm dhe shërben dhe si një pellg për notë nga turistët.

    Poshtë fshatit, buzë Vjosës, rreth 1 km nga qendra, gjendet plazhi i Gurrave, një vend ku banorët e fshatit e përdorin tracionalisht pë pushime verore dhe plazh. Aty ka burime natyrore uji të pijshëm, rërë të mirë dhe hije të rrapeve të vjetër. Pranë kalon dhe kanali i vjetër ujitës i fushës së Peshtanit. Gjithashtu ky fshat ka një pozitë të favorshme gjeografike dhe për të vizituar gjithë Jugun e Shqipërisë. Shumë turistë të huaj, kryesisht francezë dhe anglezë vendosen aty për të shijuar gjithë jugun.

    Nga Peshtani në Gjirokastër është 25 min me makinë dhe mund të vizitosh qytetin nën mbrojtjen e UNESCO-s, kalanë e Qytetit që është një kalatë më të ruajtura në Ballkan, Shtëpinë muze të shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, shtëpinë e diktatorit komunist Enver Hoxha si dhe objekte të famshme muzeale.

    Po 25 minuta larg, në drejtim të Lindjes është Përmeti, i njohur si qyteti i trëndafilave, i shtrirë buzë Vjosës dhe i njohur për kuzhinën tradicioanle dhe mikpritjen e banorëve. 10 km më tutje është Bënja, një stacion ujrash termalë natyrorë që viztohen çdo stinë. Në Dhjetor të vitit 2017, Peshtani ka hyrë në listën e qeverisë shqiptare për 100 fshtarat e përzgjedhur ku do investohet për turizmin malor dhe kjo mund t’i japë atij një prespektivë të re.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here