Menjehere pas letrës së kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo nisur ne adrese te ministrave të kryeministrit Rama, Blendi Klosi dhe Belinda Balluku për të ndaluar projektin per ndërtimin e TEC-it të Korçës, ka ardhur edhe reagimi i njërit prej tyre.
Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi tha se nuk ka asnjë autorizim, e jo më leje për këtë projekt.
Klosi theksoi se është miratuar në parimi një investim strategjik, por pa pasur një projekt të standardeve të BE-së nuk ka shanse që aty të nisë puna.
Reagimi i plote i Klosit:
TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim sratetegjik.
Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim!