Tava e dheut është një ndër gatimet më speciale nga tradita e Shqipërisë së Mesme.
Nga kuzhinat më të vjetra të shtëpive përdhese, të gatuara në zjarrin e oxhakut e deri sot në restorantet më prestigjiozë, Tava e Dheut vijon të ruajë traditën e shijes së mirë shqiptare.
Vërtetë, një traditë e Shqipërisë së Mesme, Tava e Dheut sot është ndër më të veçantat e kuzhinës shqiptare në tërësi. Shumë e preferuar nga shqiptarët, mahnitëse për turistët e huaj.
E gatuar nga tradita dhe mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare.
Kjo gjellë fantastike shërben jo vetëm si një vakt fantastik e i shijshëm, por edhe si një pjatë speciale për të kënaqur shijen e të ftuarve në raste festash e dasmash gjithashtu.
Me përbërës të thjeshtë, por të kombinuar në mënyrë fantastike dhe e pasuruar me erëza, kjo gjellë e gatuar në tavat tipike prej balte vjen me një shije të jashtëzakonshme që kënaq plotësisht shijen, organizmin dhe mendjen gjithashtu.
shqip.info u sugjeron recetën tipike të trashëguar brez pas brezi në përgatitjen e tavës së dheut krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Tavës së Dheut në Shtëpi
Përbërësit:
- 500 gr mish viçi (ose mëlçi viçi sipas preferencës)
- 300 gr gjizë fshati
- 1-2 kokrra qepë të thata
- 3 domate të kuqe, të bëra mirë
- Kripë
- Piper
- 8 thelpinj hudhre
- Dy lugë gjelle uthull (sipas preferencës)
- Vaj ulliri
- Spec djegës
Përgatitja e gjellës në tavat e baltës
Grijmë qepët hollë dhe i hedhim në një tenxhere dhe i kavërdisim disa minuta në zjarr me pak vaj ulliri.
Në momentin që volumi i qepëve nis të bjerë, dhe qepët marrin një ngjyrë të verdhë në të artë shtojmë mishin e prerë në kubikë dhe vijojmë t’i kavërdisim për disa minuta.
Më pas shtojmë uthullën dhe vijojmë kavërdisjen derisa mishi ta përthithë plotësisht.
Në këtë moment shtojmë domatet e grira në rende, shtojmë kripën, piperin, specin djegës dhe hudhrën gjithashtu.
I kavërdisim të gjitha bashkë, hedhim gjizën dhe një gotë me ujë dhe i lëmë në zjarr të ziejnë derisa domatja të shkrijë tërësisht.
E heqim nga zjarri dhe nisim mbushjen e tavave të baltës.
Tavat i vendosim në furrën e paranxehur dhe i lëmë të piqen për maksimumi 25 minuta.
Tava e dheut serviret e ngrohtë, e sapo dalë nga furra.
Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të ndryshme të perimeve të freskëta apo të pjekura./shqip.info
5 replies on “Tavë dheu”
Ju lutem te ejten vi ne prizoren per ni dit .a kini mundsi me Ma dergu Adressen
Shumë pershendetje
priligy The safety and effectiveness of amiodarone in pediatric patients have not been established; therefore, the use of amiodarone in pediatric patients is not recommended
Swedberg K, Komajda M, Böhm M et al 2010 Ivabradine and outcomes in chronic heart failure SHIFT a randomised placebo controlled study published correction appears in Lancet 2010 Dec 11; 376 9757 1988 buy generic priligy Emotional disturbances and phobias may be accentuated
That is the appropriate weblog for anybody who desires to seek out out about this topic. You notice a lot its almost onerous to argue with you (not that I really would want…HaHa). You positively put a new spin on a subject thats been written about for years. Nice stuff, just nice!
A healthy control group n 6 was administered with distilled water 10 ml kg day for 14 days comprar cytotec en estados unidos