Categories
ShowBiz

Almeda publikon fotot e bëra 15 minuta para lindjes së djalit

Ata nuk e kanë publikuar ende foton e parë djalit të tyre por mediat në Turqi I kanë footgrafuar duke dalë nga materniteti me të voglin në krah.

Megjithatë, pas lindjes Almeda ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa detaje nga dekori dhe nga ndjesitë e para si nënë. Ndërsa pak orë më parë, ajo ka publikuar disa foto që janë shkrepur vetëm 15-20 minuta para se ajo të sillte në jetë Efehanin.

“Një foto e kapur 15 apo 20 minuta përpara se të lindja beben time. Mos më shikoni kështu me atë buzëqeshje, pasi një foto e tillë është shkrepur mes dhimbjesh. Me lejen e Zotit, të dashurës nënës sime, e cila është gjithmonë pranë meje, bashkëshortit tim, doktoreshës sime të dashur dhe me mbështetjen e gjithë familjes sime, arrita të kaloja çdo vështirësi. Dhe luani im, arsyeja e jetës sime, Efehani im”, -ka shkruar Almeda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *