Categories
Arkitekturë E Ardhmja Shkencë

Si do të jenë ndërtesat e së ardhmes, arkitektët shpalosin idetë në konkurs

Revista e arkitekturës dhe dizenjimit, eVolo, ka organizuar një konkurs për se si do të jenë qytetet e së ardhmes.

Projektet kanë qenë të shumta dhe idetë nga më të larmishmet, që nga piramida kokëposhtë, që do të krijonin ujë në shkretëtirat e Egjiptit, e deri te harqet përmbi malet midis Austrisë dhe Zvicrës.

Klaudia Gołaszevska dhe Marek Grodzicki, Poloni, një qiellgërvishtës që edhe pastron ajrin
Projekti nga Romain Josueand Corentin Fraiss, mbi malin që ndan Zvicrën me Italinë, do të shfrytëzonte ndryshimet e temperaturës e lagështisë për të krijuar struktura akulli
Zöe Russián Moreno, Venezuelë, qendër miulti-funksionale për kërkime gjeo-biologjike e edukative, që do të përdorte teknologjinë elektromagnetike për të fluturuar mbi një park kombëtar të Venezuelës
Ky projekt parashikon një ndërtesë midis dy shteteve që do të garantonte strehë për refugjatët, duke ofruar punë, arsim, shëndetësi
Bjellorusët parashikojnë kulla pluskuese në ajër që do të rikthenin kënetat, tharja e të cilave, sipas shkencëtarëve, ka ndikuar me shtimin e zjarreve
Koreja e Jugut, kjo digë mes akujve do ët ngadalësonte shkrirjen e akullnajave.
Disa arkitektë kinezë janë frymëzuar nga ndarja e kastave në Indi. Katet e para do të ishin për kastën e ulët, por kështu grupet do të jetonin bashkë
Amerikanët e Dattner Architects mendojnë se një qiellgërvishtës i tillë, i krijuar për pemë e jo për njerëz, do të ndihmonte me luftën kundër shpyllëzimit
American BKV Group kanë paraqitur një qiellgërvishtës ku edhe mbillen perime, të pajisur me platforma për dronë dhe turbina që pastrojnë ajrin nga dyoksidi i karbonit
Tony Leun nga Hong Kongu solli idenë e një ferme që do të ndërtohej në qytet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *