Ka përfunduar arratia e Elvis dhe Leonard Pepës, dy shqiptarëve që mundën të ikin nga burgu famëkeq i Koridhalos në fillim të këtij viti.
Sipas burimeve policore, dy të arratisurit fshiheshin në periferi të kryeqytetit helen, pikërisht në afërsi të zonën Mati, fshatit që u dogj pothuaj tërësisht prej zjarreve në muajin korrik të 2018-s.
Policia tha se kishte informacion për vendndodhjen e të arratisurve, ndaj dhe për kapjen e tyre, u mobilizuan forcat speciale të saj.
Dy vëllezërit Pepa nuk bënë rezistence në momentin e arrestimit, edhe pse në vendin që ata fshiheshin, u gjet një pistoletë.
Ata u arrestuan në banesën e disa të afërmve të tyre, në rrugën Thetodhos në zonë Mati.
Të afërmit e tyre, do të akuzohen për ndihmë personit në kërkim. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë paraditen e së martës.