Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kanë bërë publike një skemë mashtrimi, se si margarina në treg shitet për gjalp.
Skema e mashtrimit fillon nga importuesi. Ky i fundit importon produktin nga Ukraina me mangësi në dokumentacionin shoqërues si certifikatë sigurie ligjërisht të pavlefshme.
Më pas në doganë produkti kalohet si yndyrë bimore pa cilësuar nëse është vaj palme apo soje dhe cdoganohet si margarinë. Me pas importuesi e ambalazhon yndyrën bimore në pako të vogla duke e prezantuar në etiketë si gjalp, me origjinë nga Gjermani.
Mashtrimi shkon edhe më tej duke ndryshuar datën e skadencës. Një skemë e tillë mashtrimi sjell dëm shëndetësore dhe ekonomik për konsumatorin. Pasi margarina në vendin tonë futet me 140 lek kilogrami, më pas importuesi dhe ambalazhuesi i shtojnë secili nga 100 lek për kilogram.
Çmimi final i margarinës tek konsumatori vjen me 529 lekë kilogrami. Ndërkohë që gjalpi i vërtetë në treg kushton nga 800 deri në 1000 kilogrami. AKU tërhoqi nga tregu 47 ton margarinë që në raftet e marketeve prezantohej si gjalp.
Në 5 inspektime të realizuar nga AKU, janë vendosur 8 gjoba me vlerë totale 2.9 milion lekë.