Në Berat disa monumente kulture të kategorisë së parë në lagjen muzeale “Kala” po i nënshtrohen restaurimeve.
Me një fond prej 2.2 milionë lekësh nga Instituti i Monumenteve të Kulturës do të riparohen fasadat, çatitë e dëmtuara, suvatimet, elementet drusore, apo do te behet edhe zëvendësimi i dritareve dhe elementëve muzealë të dëmtuar etj.
Restaurimet janë përcaktuar me një grafik të përshtatshëm për muajt e verës që nuk do të pengojë aktivitetin turistik dhe vizitorët.