Elita Rudi, moderatorja kosovare pas lindjes së fëmijës së parë, i është nënshtruar një ndryshimi drastik. Nga brune, moderatorja ka vendosur të bëhet bionde. Si duket ky ndryshim nuk ka mbetur larg vëmendjes së bashkëshortit të saj, reperit të njohur Asdren Gjikolli i njohur me emrin artistik “Gjiko”.
Ai ka zgjedhur të komentojë në postimin e bashkëshortes pa fshehur habinë. “Gru a je ti?”-shkruan Gjiko, koment i cili ka ndezur tmerrësisht debatin në mesin e fansave. Komentit të tij i është përgjigjur edhe moderatorja Elita Rudi e cila zbulon me ndjekësit e saj debatin me Gjikon.