Categories
Diaspora Shqiptare

Emigrantët shqiptarë, prodhues të maskave në Venecia

Kastriot Zilja, artist nga qyteti i Vlorës, tani e rreth 29 vjet jeton në Venedik, ku ka ngritur edhe biznesin e tij të prodhimit dhe tregtimit të maskave veneciane.

Shqiptari që krijon maska për karnavalin e Venecias
E ka nisur këtë aktivitet rastësisht, por tashmë është një nga furnizuesit e tregut të suvenireve të maskave në Venedik.

Ai shprehet se “përgatitja dhe dizejnimi i maskave përbëjnë një art më vete, që kërkojnë fantazinë dhe profesionalizmin e një piktori”.

“Përgatitja e formave, e dekorit etj. kalon në disa procese, ku duhet të zotërohen të fshehtat e përgatitjes së maskave, pasiqë ato i bën 100 për qind punë dore, për dallim nga tregtarët kinez të cilët kanë dëmtuar tregun, duke shitur maska joorigjinale”, shton ai. 

Eshtë kohë karnavalesh në Venecie dhe njerëzit veshin kostume shumëngjyrëshe dhe maska të bukura, për të cilat qyteti është i famshëm. Maskat janë një homazh për origjinën e karnavaleve që datojnë prej një mijë vjetësh.

Në dyqanin e tij, Armando Balla i krijon maskat në mënyrë artizanale me metodën tradicionale të kartonit të presuar.

“Maskat janë sigurisht pjesë e jetës së Venecies. Ato i lejonin njerëzit të shprehnin gëzimin e tyre për jetën, por gjithashtu u jepnin intimitet për të bëra gjëra që nuk do t’i bënin dot pa maskë”, thotë ai.

Mjeshtri i maskave e nis punën duke hedhur shtresa letre të lagur mbi një model. Pastaj modelohet balta. Disa nga maskat më të njohura të Venecias mund të maskojnë edhe zërin e njeriut që e vesh.

“Kjo ju lejon të vendosni dorën brenda maskës, të hani, dhe madje edhe të pini duhan me llullë. Forma e maskës e ndryshon zërin duke e bërë atë të tingëllojë si gjëmim”, thotë Balla.

Sigurisht, maska ndihmon fshehjen e identitetit të një njeriu, duke e bërë misterioz. Në fakt, në shekujt e kaluar, maska i lejonte njerëzit e klasave të ndryshme shoqërore të përziheshin me njëri-tjetrin.

“Gjatë karnavales nuk përdoreshin tituj. Nëse takoje një grua në rrugë i thoshe: ‘Mirëmëngjes zonja Maskë’”, thotë ai.

Prej më shumë se 20 vjetësh, Armando Balla ka krijuar më shumë se 500 modele maskash. Duhen tre ditë për të krijuar një maskë të thjeshtë dhe një javë për një model maske të sofistikuar.

“Ne studiojmë piktura dhe libra për t’i riprodhuar maskat ashtu siç ishin dikur. Përdorim gjithashtu imagjinatën dhe shtojmë idetë tona”, thotë ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *