EVLAT,~I. Fjalë e shqipes që shenjon pasardhësin/en direkt të një njeriu: birin, bijën. Gjer tani fjala është konsideruar si huazim nga turqishtja e me burim arab, por askush nuk ka sjellë një motivim etimologjik që ta përligjë këtë mendim.
Topalli (FEGS 456) shkruan: “Huazim prej turq. me burim nga arabishtja”. Të njëjtin mendim, para tij, shpreh edhe Çabej (SE IV 111).
Por e vërteta e fjalës gjendet brenda fjalës dhe jo në opinionet pa logjikë të “shkencëtarëve” “etimologë” të pranuar si të tillë. Përsa biri e bija quhen pasardhës = të lënë pas = (trashëgimtarë), me rotacionin e njohur v:b (si te varka :barka), kemi: EVLAT = EBLAT = E’B’LA’T = E Baj LA T = E Baj Ta LA (mbrapa, trashëgimtar). Por rotacioni tjetër i fonemave dhëmbore t:s:sh (si te revolution : revolusion), na jep: EBLAT = EBLAS = E B LAS = E Baj LASH = lash pasues. Pra, fjala EVLAT kënaq logjikën e pasardhësit, të trashëgimtarit të radhës së parë. Po ashtu, fjala sinonimike BIR (im bir, biri im), kënaq dhe ajo të njëjtën logjikë: BIRI = BËRI = BË’RI = RI’BË = RI BËrje = BËn të RIun me e lan trashëgimtar, pasues.
Kjo logjikë motivuese mund të rrëzohet vetëm nga një tjetër më
e mirëargumentuar, por gjer at’here, fjala i kthehet fondit autokton të leksikut të shqipes.
Nga : Agron Dalipaj